Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot nga afër punimet në rrugën që lidh Tepelenën me Vlorën. Teksa informon se ka përfunduar 75% e punimeve, Rama jep lajmin e mirë se brenda shtatorit rruga do të jetë gati 100%.
“Në rrugën Dukaj-Sinanaj, që lidh Tepelenën me Vlorën, e cila ka përfunduar 75% të volumit të punimeve.
Në shtator rruga do të jetë gati 100%, jo vetëm si një aks i rëndësishëm për fermerët e bujtinat e kësaj zone, por për ta kthyer Tepelenën në një pikë distribucioni të lëvizjes së turistëve.
#SkaKohëPërPushim”, – shkruan Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post