Kryeministri Rama paralajmëroi sot se PS në ditë në vijim do të shpalosë shpalosi programin elektoral i cili sipas tij është një menu dëshirash si ai i koalicionit të PD-së por plan konkret objektivash.
“Ditët dhe javët në vijim do të jenë momente të njëpasnjëshme shpalosje të këtij plani. Shqipëria e kësaj dekade do të rrijë kapacitet e saj eksportuese në bujqësi, Shqipëria e kësaj dekade do të bëhet qendër rajonale për zhvillimin dixhital. Plani ynë 2021-2025 i shqyrton këto në mënyrë konkrete. Ne nuk kemi program elektoral të ngjashëm me një menu dëshirash, siç ka PD me koalicionin KÇK. Ne kemi plan konkret objektivash. Ne do të themi atë që bëjmë dhe do të bëjmë atë që themi. Ne nuk jemi një koalicion KÇK që e ka të shkruar devizën në ballë të drejtuesve ‘Shqipëria humb, koalicioni fiton'”, – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post