Për kryetarin në detyrë të Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, më 13 qershor demokratët duhet t’i japin një përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi, se ata nuk dorëzohen.
Basha shprehet se Partia Demokratike do ta largojë pakicën që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin, që duan dhe meritojnë shqiptarët.
Postimi i Bashës:
”Në 13 qershor demokratët do t’i japin një përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi: Ne nuk dorëzohemi. Ne nuk heqim dorë nga demokracia. Ne nuk heqim dorë nga Shqipëria. Ne do ta largojmë pakicën që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin, që duan dhe meritojnë shqiptarët”, shkruan Basha.
Diskutime rreth kësaj post