• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Në llogore me paterica

14 May, 2016
në Opinion
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Ka një gjë komike në gjithë historinë e protagonizmit politik të Bujar Nishanit kohët e fundit. Ndoshta për shkak të instiktit që ka, duke mos e ndjerë veten të parin e vendit, ai po përpiqet të bëjë palë në betejën e tij politike, Erion Veliajn dhe Saimir Tahirin. Në gjithë daljet e tij publike dhe në gjithë angazhimin e kohëve të fundit, të krijohet ideja se është vërtet një president opozitar me qeverinë, por jo me Ramën e Metën, po me Veliajn e Tahirin. Ndaj të dyve ka shkelur etikën politike, ka thyer protokollin, ka bërë gjeste politike që thyejnë çdo normë të protokollit të shtetit, dhe deri është bërë thashethemxhi mëhalle, duke etiketuar oficerë policie si trafikantë, pa përmendur emra dhe pa vënë shtetin në lëvizje, siç i takon presidentit të Republikës.

Në rastin e Veliajt protagonizmi shkoi në ekstrem kur ai shkoi si protestues tek këndi i lojrave të fëmijëve pranë Liqenit Artificial dhe inkruajoi haptazi drejtësinë të penalizonte kryebashkiakun, duke pritur në zyrë protestuesit dhe duke bërë thirrje publike për penalizim të tij.

Të njëjtën gjë bëri dhe me Tahirin, duke shkuar në një studio televizioni dhe duke hedhur shashka të tipit, “SHISH i ka dorëzuar një listë policësh të dyshimtë, por Tahiri nuk ka reaguar”. Presidenti i vendit, që ka një listë të tillë në dispozicion, nuk ka pse ja çon Saimir Tahirit, por Adriatik Llallës, dhe i fut në burg. Por duke qenë se ai do luftë politike dhe jo ndonjë betejë reale kundër trafikut, u përfshi në një debat të tipit “qytetari dixhital”.

Pas debatit ë tij të 24 orëve të fundit me kryebashkiakun Veliaj, ai duket se shkoi më tej në protagonizmin e tij politik. Nën ndikimin e tij, Prokuroria ka nisur hetim penal ndaj një proteste të Bashkisë së Tiranës para Gjyaktës së Tiranës. Në të vërtetë, ajo ishte nëj skenë e pakëndshme, jo si presion për drejtësinë, por si protagonizëm i skajshëm poltik për një çështje që në finale e zgjidh vetë Bashkia me planin regullues dhe shpronësimet. Akti i sotëm i Nishanit, e legjitimon atë dhe e bën pjesë të një beteje politike Nishani – Veliaj.

Tani jemi më të qartë. Nishani kontrollon Gjykatën Administrative dhe Prokurorinë, ndërsa Veliaj ata që mblodhi para Gjykatës.

Por, nëse i bëhet ndonjë dëm Erion Veliaj, i bëhet nga gjykimi që qytetarët mund t’i bëjnë daljes së tij para Gjykatës, kurse në momentin që këtë akt, Buajr Nishani tenton ta kapitalizojë politikisht dhe të përdorë Prokurorinë kundër tij, Veliaj jo vetëm që pastrohet nga ajo që ka bërë, por forcohet shumë bindja, se vërtet Nishani është i përfshirë dhe në pazare gjyqesh dhe beteja ndaj tij duhet bërë dhe në rrugë.

Nëse ka një gjë politike që Veliaj e ka bërë këto muaj, është që ka tërhequr gjithë opozitën në betejë kundër tij, duke i kthyer çështjet komunale të Tiranës në çështje kombëtare, për shkak të faktit që opozita është e kapur nga interesa të vogla klienteliste.

Përfshirja në këtë histori tani dhe e presidentit të Republikës, e bën tërësisht legjitime betejën politike të Veliajt, dhe e forcon atë më shumë se sa duhet politikisht.

E vetmja gjë komike në këtë histori, është përse Nishani ka zgjedhur Veliajn dhe Tahirin për t’i quajtur kundërshtarë politikë, dhe jo Ramën e Metën?

Shpjegimi i parë instiktiv, është se duke e ndjerë veten si skalioni i dytë i pushtetit të PD, merret me skalionin e dytë të PS. Por ka dhe një version tragji-komik për PD. Ai po mendon se Veliaj dhe Tahiri janë e ardhmja e PS dhe ai vetë, e ardhmja e PD dhe po përgatitet për rrugë të gjatë në betejë me ta. Me paterica, natyrisht!

Paraardhëse

Presidenti është nën një palë!

Pasardhëse

Kosova pranohet në FIFA

Pasardhëse

Kosova pranohet në FIFA

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.