• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Kosova pranohet në FIFA

14 May, 2016
në Sport
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kosova është pranuar të premten në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA), gjatë punimeve të Kongresit të FIFA-s në Meksikë.

Në Kongresin e FIFA-s Kosova mori 141 vota pro, të mjaftueshme këto për pranimin e saj si anëtarja e 210-të në shtëpinë më të madhe të futbollit botëror.

Kjo është një ditë historike për futbollin e Kosovës, pas 3 majit 2016, kur Kosova u pranua me shumicë votash në Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA) gjatë Kongresit të 40-të në Budapest, Hungari.

Para se të votohej për pranimin e Kosovës në FIFA, ka folur edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri. Ai gjatë fjalimit të tij, ka thënë se pranimi i FFK-së në FIFA është krejtësisht legjitim.

“Dua të falënderoj këshillin e FIFA-s, që ka rekomanduar kongresin për të marrë vendim që të pranojë FFK-në, në FIFA, dhe që ajo të marrë pjesë në kualifikimet e kampionatit botëror”.

fi“FFK, është themeluar në 1946, dhe si e tillë ajo ka organizuar kampionate të rregullta. Kemi luajtur miqësore me rekomandim nga FIFA, me ekipe si Senegali, Turqia. Dua të falënderoj të gjitha federatat që kanë pranuar të luajnë miqësore me ne”, tha ai.

Sipas Vokrrit “ky është hapi tjetër sot, pasi  Kosova është e njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe nga shumë federata të tjera”. “Votimi i sotëm do të ndikojë edhe në pajtimin me fqinjët tanë. Pranimi i FFK-së në FIFA, është krejtësisht legjitim”, tha ai pak para votimit.

Në Kosovë nisi festa për anëtarësimin në FIFA, ndërsa zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, bashkë me shumë gazetarë festuan në një hotel në periferi të kryeqytetit të Kosovës.

Paraardhëse

Në llogore me paterica

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e shtunë 14 maj 2016

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e shtunë 14 maj 2016

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.