Këngëtarja e njohur, Çiljeta ka qenë pasditen e djeshme pjesë e programit të pasdites ‘Ftesë më 5’ në një lidhje ‘Skype’. Ajo ka treguar se këto ditë i ka shijuar pranë djalit, Fernando i cili po gëzon ditët në shtëpi dhe pjesën se nuk i duhet të shkojë më në shkollë.
Në vijim Çiljeta tregoi dhe se sipas saj gjithçka është duke ndodhur ashtu siçparashikuar më parë në librin e besimit mysliman, Kuran.
E pyetur nga Bieta se për çfarë lutet më shumë, Çiljeta tregoi se mbi të gjitha kërkon falje tek zoti. Ajo shtoi se lutet shumë për djalin e saj dhe shëndetin e gjithë njerëzve të dashur dhe që gjithë kjo situatë të kalojë sa më parë.
Çiljeta e mbylli lidhjen e saj me fjalët se zoti duhet të shpëtojë gjithë botën nga situata e vështirë në të cilën jemi.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post