Çfarë duhet të kemi parasysh teksa jemi në karantinë shtëpiake për koronavirusin, cilat janë rregullat që duhen ndjekur që në fund të dalim prej saj pa probleme, për vete dhe për familjarët tanë?
Ja disa nga rregullat që ka publikuar CDC (Center for Disease Control). Zbatojini me rigorozitet, për të mirën tuaj dhe të të dashurve tuaj.
1.Karantina është vendi ku mbahen njerëz të shëndetshëm që mund të jenë ekspozuar ndaj një agjenti patogjen, për tu siguruar që nuk është sëmurë, ndryshe nga izolimi ku mbahen të sëmurë!
2.Të vetëkarantinuarit, nuk duhet të dalin fare nga shtëpia. Ushqimet, uji dhe barnat duhet të jenë siguruar për të paktën 14 ditë.
3.Nuk duhet të priten dhe të shkëmbehen vizita.
4.Nuk duhet të përdorin objekte të njeri tjetrit, por sidomos personi që mund të ketë shenja të infektimit.
5.Duhen pastruar të gjitha sipërfaqet e përbashkëta.
6.Larje perfekte e ndërresave, peshqirëve dhe çarçafëve.
7.Nqs këto të fundit kanë mbetje biologjike tip sekrecione apo gjak, duhen prekur vetëm me doreza.
8.Nqs një person manifeston shenja klinike, vetëizolohet në shtepi, duke qëndruar larg anëtarëve të tjerë të familjes, mban maskë dhe me rëndimin, duhet të rrijë në pritje të autoriteteve shëndetësore.
9.Nqs keni kafshë shtëpiake, personi i sëmurë duhet të rrijë sa më larg saj.
10.Ajroseni ambientin sa më shpesh të mundeni.
11.Personat pa shenja klinike mund të dalin për të bërë furnizimin me ushqime dhe barna të shtëpisë.
12.Dorezat dhe maskat që perdoren jashtë e brenda, futen në një qese më vete mbeturinash, për tu hedhur më vonë. Duart e personit që i prek, lahen pas hedhjes së tyre.
13.Tualeti pastrohet dhe dezinfektohet çdo ditë.
Diskutime rreth kësaj post