Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani shprehet se kryedemokrati Lulzim Basha nuk e ka vendosur ende se ku do të kandidojë.
Teksa ka komentuar ndryshimet e reja të miratuara në kodin zgjedhor, ku një kryetar partie ka të drejtë të kandidojë në katër qarqe me kushtin që në procesin e ndarjes së mandateve, kryetari i partisë të zgjedhë mandatin në një qark të vetëm u shpreh se Lulzim Basha nuk do ta shfrytëzojë këtë hapësirë absurde të ligjit.
“Ndryshimet në kodin zgjedhor që i japin të drejtë një kryetari partie të kandidojë në katër qendra është përsëri një artificë e zotit Rama dhe një shprehje e tij për të qenë Lukashenko në Ballkan. Nuk besoj që Basha do ta shfrytëzojë këtë hapësirë absurde të ligjit. Qarku ku do të kandidojë Basha është duke u diskutuar brenda PD dhe me aleatët”, – tha ai për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post