• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Në 2020 u ndërtuan dhe rehabilituan 558 km rrugë të rrjetit kombëtar: Janë kryer 310 m punime te urat e dëmtuara

6 May, 2021
në Ekonomi
0
101
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rreth 558 kilometra rrugë janë ndërtuar dhe ristrukturuar në 2020 në Shqipëri sipas të dhënave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës. Pjesën më të madhe të volumit të punës e zë vendosja e sinjalistikës rrugore. Krahasuar me një vit më parë në total 23% më shumë rrugë të ndërtuara, të ristrukturuar, si dhe ka përfunduar vendosja e sinjalistikës. Në total sipas të dhënave në 2019 u ndërtuan 423 km rrugë.

Volumi më i ulët i punëve në këto 3 vitet e fundit është shënuar në 2018 me 141 km rrugë të ndërtuara. Shkaku i rënies të volumit të punës, sipas të dhënave është mungesa e punimeve për sinjalistikën rrugore. Krahasuar me vitet 2019 dhe 2020 në 2018 janë ndërtuar më shumë rrugë me financim të huaj. Në total janë 101 kilometra rrugë të përfunduara nga 43 kilometra rrugë me financim të huaj që kanë përfunduar në 2019 dhe 27 kilometra rrugë në 2020.

Në 2020 është janë kryer 310 m punime për rikonstruksionin e urave të dëmtuara. Në vitin 2018 Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikonte të kryente ndërhyrjen në 7 ura të Shqipërisë ku shumë prej tyre ishin ndërtuar para 70 apo 80 vitesh. Ndërhyrjet parashikoheshin të kryheshin në urën e Tapizës e ndërtuar para 70 vitesh, Leklit, Dragotit, Zëmblakut me gjatësi 50m, ura në aksin Levan- By pass Tepelenë dhe Dragot-Tepelenë, ura e Vorës me gjatësi 318 km e ndërtuar para 80 viteve, ura e Kaliudhit 28 m.

Sipas raportit së Ministrisë të Infrastrukturës për sigurinë e urave në rrjetin e rrugëve kombëtare, nga ARRSH administrohen 652 ura, si dhe 20 ura të tjera që po përfundojnë dhe ka nisur procesi i marrjes në dorëzim. Nga inspektimi i kryer në terren në 2019 rezultoi se 30 ura ishin me probleme të rënda, prej të cilave 21 ura në veri të vendit dhe 9 ura në Shqipërinë e mesme dhe në jug. Sipas ekspertëve zona veriore pa pasur më shumë probleme për shkak të kushteve atmosferike dhe sepse është zona, e cila ka përballuar një ngarkesë shumë të lartë të transportit të mjeteve të rënda ndër vite.

Nga projekti i mirëmbajtjes të rrugëve të financuar nga Banka Botërore, në 2019 dhe 2020 janë mirëmbajtur në secilin vit nga projekti i BB-së 1,333 km rrugë dhe në 2018 janë 1,957 km.

Paraardhëse

Britania e Madhe autorizon veturat e automatizuara në autostrada

Pasardhëse

Aleati e thotë troç, del me kërkesën urgjente për Bashën: Prano humbjen, hap partinë e lejo zgjedhjet e vërteta

Pasardhëse

Aleati e thotë troç, del me kërkesën urgjente për Bashën: Prano humbjen, hap partinë e lejo zgjedhjet e vërteta

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.