Kreu i partisë Agrare, Agron Duka tha se pas humbjes së opozitës, Basha duhet t’i hapë rrugë demokratëve për zgjedhje të lira në parti. Ai u shpreh se zgjedhjet në PD duhen ribërë në mënyrë që të vazhdohet para.
Deklarata e Dukës:
“Opozita duhet të shikojë gabimet, ose ardhmja është e errët, mos të humbasë kohë kot deri në shtator. Basha duhet patjetër të ribëjë zgjedhjet të lira në PD, jo siç u bënë më para, zgjedhje reale, të bashkohen demokratët, që nga i vjetri deri më i riu.
Të zgjedhin lidershipin e ri të PD që mund të jetë dhe Basha prapë, nëse e rifiton besimin , se kështu me artifica thjesht i shton jetën mazhorancës”, tha Duka në Top Talk.
Diskutime rreth kësaj post