Avokati Spartak Ngjela i qëndron sërish idesë se është e vështirë ndryshimi i sistemit. Kjo pasi sipas tij, as Rama dhe as Basha nuk mund të dalin deputetë me listat e hapura.
Ngjela: “Përsa i përket asaj që kërkon mazhoranca, heqja e koalicioneve parazgjedhore është normale. Nuk është ndonjë kusht demokracie. Kurse listat e hapura janë kusht i demokracisë. Por këta e kanë shumë vështirë ta bëjnë sepse nuk dalin. As Basha e as Rama nuk dalin deputetë me listat e hapura. Sepse janë konflikuar me bazën klasike të partive. Lista e hapur nuk është lista e partisë.
Lista e partisë vjen nga mbledhja e thjeshtë e numrit të votave që ka marrë secili kandidat. Historia na ka treguar se kështu janë rrëzuar kryetarët e partive në perëndim. Baza e partisë nuk i voton, në vend të votojë kryetarin voton tjetrin e si pasojë kryetari nuk merr dot vota si deputet dhe bie si kryetar. Këtë nuk e bëjnë këta sepse janë të dy artificë. Edhe Rama edhe Basha nuk janë rrjedhojë e karrierës brenda partisë. Janë artifica që janë vendosur për një qëllim të caktuar kryetarë.”, përfundoi Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post