• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor! Zëri i Amerikës: Mazhoranca bëri një hap pas, ja kush ndikoi

29 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri, shumica socialiste shtyu për javën e ardhshme miratimin e ndërhyrjeve në Kodin Zgjedhor, ndërsa deklaroi sot se është e gatshme të bëjë një tjetër përpjekje për të gjetur një kompromis me opozitën jashtëparlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Këtë e bëri të ditur, në një shpjegim të gjatë, dërguar anëtarëve të Këshillit Politik, deputeti Damian Gjiknuri, si kundërpërgjigje ndaj argumentave të paraqitura dy ditë më parë nga përfaqësuesi demokrat Oerd Bylykbashi dhe ai i LSI-së, Petrit Vasili. Opozita jashtë parlamentare, kërmbëngul se nuk ka arsye që të ndryshojë formula e deritanishme e koalicioneve, ndërkohë që listat e kandidatëve bëhen plotësisht të hapura.

Në letrën e tij, zoti Gjiknuri ndonëse hedh poshtë argumentat e opozitës, shprehet se propozimin e PD-LSI-së do t’ja përcjellë Komisionit të Ligjeve i cili “po shqyrton amendamentet për të përafruar qëndrimet me propozimet që ka sjellë dhe opozita parlamentare”, shkruan përfaqësuesi socialist duke shtuar se “natyrshëm do të bëjmë edhe një përpjekje të fundit për një kompromis me opozitën jashtëparlamentare, pa vënë në rrezik arritjet dhe filozofinë e re që përcakton fryma e ndryshimeve kushtetuese për çështjen e koalicioneve”. Praktikisht për këtë temë ai mbyll çdo shteg diskutimi të mëtejshëm. Socialistët këmbëngulin se ndryshimet kushtetuese imponojnë koalicione me një listë të vetme kandidatësh dhe jo në formën që ka ekzistuar deri më tani, ku secila parti, pjesmarrëse në koalicion, kishte një listë të sajën.

Nga ana tjetër, ai ka lënë të hapur derën për të diskutuar rreth formulës së listave të hapura apo dhe pragun, ndërsa shkruan se bisedimet do të duhet të fokusohen “në çështjet e tjera të projektligjit, siç janë pragu apo mënyra e ri-rënditjes së kandidatëve bazuar në votën preferenciale të zgjedhësve”. Propozimi socialist për listat është kritikuar me forcë dhe nga opozita parlamentare, e cila ishte në fakt nxitësja e ndryshimeve që do të lejonin lista të hapura, ku deputetët të mund të zgjidhen në bazë të preferencave të votuesve.

Ndërsa dje shumica dukej e vendosur për të ecur përpara me shpejtësi drejt përmbylljes së ndërhyrjeve në Kodin Zgjedhor, dhe kishte parashikuar që gjatë ditës së sotme të miratonte ndryshimet për t’i votuar më pas të enjten në sallë, ajo bëri një hap pas, duke shtyrë votimin për të hënën e ardhshme, ndërsa të enjten do të ulet të diskutojë në Këshillin politik me opozitën jashtëparlamentare.

Ky ndryshim duket se është ndikuar nga presioni i faktorit ndërkombëtar. Gjatë ditës së djeshme ambasadorja amerikane Yuri Kim përshëndeti opozitën jashtëparlamentare e cila u shfaq me një propozim konkret të sajin. Ambasadorja amerikane përsëriti dhe një herë se marrëveshja e 5 Qershorit që çoi në disa ndryshime të Kodit zgjedhor, bazuar në rekomandime të OSBER-ODIHR-it “është arritur në një mënyrë që ishte gjithëpërfshirëse dhe transparente. Çdo palë që e ka nënshkruar atë letër duhet t’i qëndrojë fjalës së dhënë. Eshtë çështje nderi. Firma ime nuk është mbi atë letër. Ata që e firmosën janë personat përgjegjës për të zbatuar 5 qershorin. Pritshmëria ime është që 5 Qershori të respektohet e nëse palët bien dakord për masa të tjera përtej 5 Qershorit, ne do ti mbështesim”, theksoi ambasadorja Kim.

Edhe ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, në një postim në Twitter ritheksoi “qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 Qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE / ODHIR mbi reformën zgjedhore , duhet të respektohet. Ne gjithashtu nënvizojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e Kodi zgjedhor, të cilat shkojnë përtej fushëveprimit të marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohen siç duhet në kuadër të Këshillit Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament”./VOA

Paraardhëse

Trashëgimtarja e “Top Channel” tregon sekretin: Ja çfarë bën që të jetë gjithmonë në formë (VIDEO)

Pasardhëse

Do të fusë Basha në lista? Agron Duka i jep përgjigjen befasuese gazetarit: Ja çfarë duhet të më thotë kreu i PD

Pasardhëse

Do të fusë Basha në lista? Agron Duka i jep përgjigjen befasuese gazetarit: Ja çfarë duhet të më thotë kreu i PD

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.