• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ndryshimet kushtetuese, LSI me sytë nga Lulzim Basha për listën e kandidatëve, socialistët të hapur për pakt PS-PD në shtator

7 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, tashmë të gjitha partitë politike në vend kanë nisur të bëjnë kalkulimet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Por nga këto ndryshime, situata më e trazuar është brenda kampit opozitar. Dilema më e madhe që ka tashmë opozita jashtëparlamentare është mënyra se si do të hyjnë në zgjedhje, në lista më vete apo në një listë unike. Në lidhje me këtë çështje ende nuk është marrë një vendim, ndonëse aleatët tradicionalë të Bashës janë shprehur se duan që të hyjnë në një listë unike me opozitën.

Një gjë të tillë e deklaroi kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i cili dy ditë më parë u shpreh për gazetën se opozita do të vijojë të jetë e bashkuar dhe sipas tij do të dalin me një listë të përbashkët kandidatësh në zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë që edhe ish-deputetë të PD janë shprehur se do të hyjnë në një listë unike, ndonëse nga baza ka pasur një sërë presionesh për të hyrë me lista më vete dhe që të shtojnë emrat e tyre.

Por me miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe ndryshimin e formulës së koalicioneve, partia që është më e rrezikuar është Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas burimeve të gazetës, kjo parti po lufton fort që të hyjë në një listë të përbashkët me PD dhe aleatët e saj, pasi nëse ndodh e kundërta LSI rrezikon të shkojë drejt humnerës. Kështu, LSI i ka kthyer sytë nga Lulzim Basha për hartimin e listës së kandidatëve, në mënyrë që të arrijë të sigurojë mandate në Parlament.

Por tashmë pritet të shihet se kur dhe me çfarë vendimi do të dalë Basha dhe se sa do arrijë të kënaqë deputetët demokratë dhe se sa të kënaqur do të arrijnë të dalin edhe aleatët e tij. Pra duke iu referuar divergjencave të mëdha që janë krijuar brenda opozitës, mund të themi se ndryshimet kushtetuese kanë vënë vetëm PD në udhëkryq.

Reagojnë socialistët

Por pavarësisht divergjencave që janë krijuar brenda kampit opozitar, socialistët janë shprehur të hapur për një pakt PS-PD në shtator. Deputeti i PS Bujar Çela në një reagim për gazetën “SOT” u shpreh se janë të gatshëm të ulen me PD në tryezën e Këshillit Politik për të arritur një draft konsensual. Çela deklaroi më tej se çdo zgjedhje që bën mazhoranca u shërben vetëm qytetarëve shqiptarë.

“Nuk jam pjesë e kësaj tavoline kaq të rëndësishme, por në emrin tim ju them se Partia Socialiste është Partia Socialiste progresiste e Shqipërisë dhe si e tillë as ka pasur dhe as ka frikë të përballet. Çdo zgjidhje që ju shërben qytetarëve shqiptarë për të bërë realitet ëndrrën e tyre për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa! Padyshim që do të ulemi”, – tha Çela për gazetën.

Ndërsa deputeti Xhemal Qefalia në reagimin e tij për gazetën u shpreh se Këshilli Politik do vazhdojë misionin e tij për diskutimet në Kodin Zgjedhor me përfaqësues të opozitës. “Po Këshilli Politik është funksional dhe do të vazhdojë të ushtrojë misionin e tij”, – tha Qefalia.

Por në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti Andrea Marto. I kontaktuar nga gazeta, Marto u shpreh se mazhoranca do të vijojë dialogun e nisur me përfaqësuesit e opozitës për të hartuar një draft konsensual për Kodin Zgjedhor. “PS do vijojë dialogun në Këshillin Politik, për të hartuar një Kod Zgjedhor në vijim të ndryshimeve kushtetuese”, – u shpreh deputeti Andrea Marto për gazetën.

Paraardhëse

Spahiu: Ja pse ndryshimet kushtetuese i interesojnë vetëm Metës dhe Monikës, do ketë krisje mes opozitës

Pasardhëse

“Dikur njerëzit prej aty vetëm iknin”, Rama publikon pamjet: Ja çfarë po ndodh sot në Pukë (VIDEO)

Pasardhëse

“Dikur njerëzit prej aty vetëm iknin”, Rama publikon pamjet: Ja çfarë po ndodh sot në Pukë (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.