Ish-deputeti Nard Ndoka u shpreh se nëse në krye të opozitës do të ishte Sali Berisha, sot do të kishte tension deri në tendencë për të djegur parlamentin.
“Lulzim Basha është një lider tjetër. Nëse do kishim Sali Berishës lider të opozitës apo Edi Ramën vetë si lider të opozitës, të cilin e njoh dhe në opozitë, pa diskutim që do të kishim parë edhe një klimë tensioni tek parlamenti, tendencë për ta djegur fare parlamentin, por Basha nuk e gjykon kështu politikën për faktin se është investuar.
Kur e mendon kështu politikën, është një dramë edhe për ekonominë, edhe për qytetarët, edhe për militantët partiakë, por është përpjekur të lënë kontributin e vet së pari të partisë që propozon, të opozitën që drejton por ka pasur edhe garanci nga faktori ndërkombëtar.
Pra kjo marrëveshje ka tre shtylla të rëndësishme që gjykojnë dhe veprojnë që do ta fusin sërish në shinat normale një të cmendur si Rama, nuk i kanë humbur shpresat as ShBA, BE apo Britania e Madhe. Po ashtu edhe Bundestagu gjerman”, tha Ndoka për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post