Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zgjeruar rrethin e bashkëpunëtorëve të tij, duke emëruar gjeneral Piro Ahmetaj si këshilltar për Sigurinë Kombëtare.
Gjenerali Ahmetaj, një profesionist në fushën e sigurisë kombëtare, ka një përvojë të gjatë dhe ka dhënë kontribute të spikatura për reformimin e ushtrisë shqiptare dhe anëtarësimin e vendit në NATO.
Këshilltari i ri për Sigurinë Kombëtare i kreut të opozitës ka kryer detyra të larta shtetërore brenda dhe jashtë vendit, ku spikat detyra 6 vjeçare si përfaqësues ushtarak në NATO.
Diskutime rreth kësaj post