• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

Ndodh për herë të parë, Maqedonia e Veriut do të ketë një kryeministër shqiptar

5 December, 2023
në Rajon
0
41
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga janari 2024, Maqedonia e Veriut do të ketë dhe një kryeministër shqiptar, çka tregon për ndryshimin rrënjesor të vendit që shume kohë më parë ishte përfshirë nga luftëra ndëretnike. Marrëveshja e koalicionit qeveritar mes BDI dhe LSDM përcaktonte që në krye të qeverisë teknike para zgjedhjeve të ishte një kryeministër shqiptar nga radhët e BDI.

Përpjekjet e nacionalistëve të VMRO-DPMNE në opozitë nuk ia dolën të hiqnin parashkimin për qeveri teknike ku argumenti kryesor ishte të mos kishte kryeministër shqiptare. Pas takimit mes drejtuesve të partive politike në Maqeodninë e Veriut kryeministri Kovaçevski deklaroi se: “Nuk ka konsensus për heqjen e percaktimit për qeveri teknike, para mbajtjes së zgjedhjeve, megjithatë ka gadishmëri që kjo të hiqet në të ardhmen”.

Kovaçevski ka shtuar se mbetet oferta ndaj opozitës, që të bëhen pjesë e qeverisë, të marrin 6 ministri, në këmbim të mbështetjes për ndryshimet kushteteuse.

Njëqind ditë para zgjedhjeve, ose më 28 janar, do të formohet një qeveri teknike e kryesuar nga një kryeministër shqiptar, i cili do të propozohet nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, që drejtohet nga Ali Ahmeti.

“Çështja e qeverisë teknike u hap në këtë takim, dhe nga ajo që u dëgjua nuk ekziston konsensus që të shlyhet qeveria teknike, edhe pse ne si opozitë e kemi kërkuar një gjë të tillë”, tha kryetar i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Partitë politike në një takim te thirrur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, njëherësh kryetari i Lidhjes Social Demokrate në pushtet ranë dakord që zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj 2024, së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Rundi i parë për zgjedhjen e presidentit e vendit do të zhvillohet më 24 prill. Ne bazë të legjislacionit maqedonas zgjedhja e presidentit bëhet me dy raunde. Nëse në raundin e parë asnjë kandidat nuk merr mbi 50% të votave mbahet raundi i dytë.

Kovaçevski tha se në takim me partitë politike kishte “konsensus jashtëzakonisht të gjerë” për vërejtjet për legjislacionin zgjedhor, përkatësisht për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, që kanë të bëjnë me financimin e partive dhe çështje tjera për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Por, opozita shqiptare u largua nga mbledhja pas braktisjes së saj nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili sipas partive opozitare “nuk kishte dashur të bisedonte lidhur me kërkesa e opozitës që të jetë të përfaqësuar me një anëtar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve”.

Opozita shqiptare, që përbehet nga tri parti politike, kërkoi zgjedhje të parakohshme, pra, para datës tashmë të caktuar nga partitë e tjera, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh nga partitë e tjera.

Edhe pse caktimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve të reja shuan tashmë të gjitha shpresat për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, kryeministri Kovaçvski ftoi partitë që të përmbushin këtë detyrim nga i cili varet integrimi i vendit në Bashkimin Evropian.

Ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen deri para samitit të BE-së në këtë muaj që të mund të nisin bisedimet për anëtarësim në bllok.

Ato kanë të bëjnë me përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e kushtetutës, si popull shtetformues, bazuar në marrëveshjen me Bullgarinë për zgjedhjen e kontesteve për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

“Çdo vonesë në fillimin e negociatave me BE-në dhe vënia në harresë e këtij procesi dhe anëtarësimit tonë të plotë në BE është një vendim politik jashtëzakonisht i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm”, tha Kovaçevski.

Paraardhëse

Kërkoni vizë pune për në Britani? Ja 5 kushtet e reja që duhet të plotësoni

Pasardhëse

Nuk tërhiqet kryeministrja serbe: Duam dhe Kosovën dhe Bashkimin Evropian

Pasardhëse

Nuk tërhiqet kryeministrja serbe: Duam dhe Kosovën dhe Bashkimin Evropian

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Fillimi Bota “Të shtohen masat në misionet diplomatike”/ Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA, reagon Netanyahu

Nga lajme2
22 May, 2025
0

Pas sulmit me armë të mërkurën në mbrëmje në Uashington, ku humbën jetën dy punonjës të ambasadës, Benjamin Netanyahu njoftoi...

“Berisha adhuronte Enver Hoxhën”/ Kokalari: Ja pse refuzova ofertën e Saliut për nënkryetare e PD-së

22 May, 2025

Trondit ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Ish-presidenti Joe Biden ka 12 deri në 18 muaj jetë

22 May, 2025

Einxhel Shkira zbulon emrin e djalit të saj të dytë

21 May, 2025

Chiara sërish beqare, i dashuri i rikthehet ish-it

21 May, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.