Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla sëbashku me Kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla inaguruan Qendrën e re Shëndetësore në Gjyralë të Cërrikut.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se brenda dy muajve, falë dashamirësisë së Emirit të Kuvajtit dhe bashkëpunimit me Ambasadën e Kuvajtit në Tiranë, ndërtuam pesë qendra shëndrësore të reja në Qarkun e Elbasanit.
Sipas Ballës, qendra e re shëndetësore do t’i shërbejë 2500 banorëve të zonës së Gjyralës.
Gjithashtu Balla ka fjetur rastin të shprehë mirënjohjen ndaj të gjithë miqve të Shqipërisë në këto kohë të vështira.
Postimi i plotë:
“Cërrik – Sapo përfunduam edhe një Qendër të re Shëndetësore në Gjyrale të Bashkisë Cërrik. Brenda dy muajve, falë dashamirësisë së Emirit të Kuvajtit 🇰🇼 dhe bashkëpunimit me Ambasadën e Kuvajtit në Tiranë, ndërtuam pesë qendra shëndrësore të reja në Qarkun e Elbasanit, një ndër to për 2500 banorët e këtij fshati. Mirënjohje miqve të Shqipërisë në këto kohë të vështira.
#tinukdojeshkurrëvetëm“-shkruan Balla.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fb.taulant%2Fvideos%2F427137852029580%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>
Diskutime rreth kësaj post