Shërbimi nëpër autobuzët e Tiranës është në gjendje të mjerueshme. Edhe pse bashkia e rriti biletën nga 30 në 40 lek, sërish udhëtarët përballen me një sërë peripecish, duke filluar që nga vonesat e deri te mungesa e kondicionerëve.
Denoncimi i fundit ka ardhur nga një qytetar për linjën “Uzina e Autotraktorit-Qendër”. Sipas qytetarit në stacionin e dytë shoferi dhe fatorino shkojnë pijnë kafe dhe i lënë udhëtarët të presin 10 min.
Qytetari thotë se kjo ndodh gjithmonë, ndërsa autobusi rri me dyer të mbyllura.
Denoncimi:
Pershendetja JOQ ! Doja tju tregoja se cfar ndodh ne linjen e autobuzit uzina traktorit – qender Dhe kjo nuk esht hera e par sa her qe jemi ne autobuz ne stacionnin e dyt, autobuzi ndalon per rreth 10 min nderkoh qe shoferi dhe fatorinoja shkojn dhe pin kafe. Autobuzi rri i ndezur me dyer te mbyllura dhe pa shofer.
Diskutime rreth kësaj post