Ndahet nga jeta në moshën 99 vjeçare Nexhmije Hoxha. Ndahet nga jeta Nexhmije Hoxha, ish-gruaja e diktatorit Enver Hoxha.
Ish gruaja e diktatorit Hoxha ka ndërruar jetë ditën e sotme, rreth orës 15:00 në shtëpinë e saj në Laprakë. Nexhmije Hoxha lindi më 8 shkurt të vitit 1921, në Manastir, por prindërit e saj ishin nga Dibra.
Në vitin 1928, familja e saj u shpërngul për t’u vendosur në Tiranë. Shkollën e mesme e kreu në Institutin Femëror Pedagogjik në Tiranë.
Pas çlirimit të vendit vazhdoi me korrespodencë studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi.
Diskutime rreth kësaj post