Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qereti ditën e djeshme, bëri të ditur për ndjekësit projektin e saj më të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në Instagram Bleona publikoi pjesë nga seriali i saj më ri amerikan ‘Paper Empire’ ku ajo do të marrë pjesë si aktore.
Këngëtarja shqiptare shihet me një fustan të bardhë dhe të ngushtë, i cili nxjerr në pah format e bukura trupore të këngëtares shqiptare.
Por ndërsa ka pozuar me stafin e produksionit, një nga ndjekësit i ka shkruar Bleonës se pse po e turpëron Shqipërinë.
“Pse je katandisur kështu, nuk e shikon atë shoqen tënde si është veshur? Pse na e turpëron Shqipërinë?” i shkruan ndjekësi në koment këngëtares.
Ndërkohë që Bleona nuk është kursyer fare ndaj tij:
“O ti hajdar na fal që të ‘turpërova’ por unë jam më veshjen e filmit se jam me xhirime kurse ajo ‘shoqja’ është një nga asistentet e produksionit në film- teknikisht personi që me sjell kafenë. Po pse harxhoj unë frymë me ty dhe nuk të bëj bllok ashtu siç e meriton ti ‘nëna e moralit’ , atë nuk e kuptoj” i ka shkruar Bleona ndjekësit të cilin e ka fëlliqur para mijërave ndjekës.
Diskutime rreth kësaj post