Reperi i njohur shqiptar Gold AG nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar që i ka dhënë fund beqarisë. Në foto shfaqen dy duar të bashkuara që formojnë shqiponjën dhe në sy bien unazat.
Kurorëzimin ai e ka bërë pak ditë më parë, më 5 mars por ditën e sotme ka vendosur ta bëjë publik.
Reperi është kujdesur që jetën e tij ta mbajë gjithmonë larg mediave dhe për partneren e tij nuk dihen shumë detaje.
Ajo është shqiptare dhe prej shumë vitesh jeton në Zvicër.
Ata kanë më shumë se katër vite bashkë dhe më në fund gjërat i kanë bërë zyrtare.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post