Aktori dhe poeti i mirënjohur nga Kosova Çun Lajçi, ka shkuar për të vizituar “Fish City”, ku është takuar me biznesmenin Gjergj Luca, ku ky i fundit e ka pritur me dashamirësi.
Përmes një videomesazhi, aktori Lajçi, thotë se ka ardhur në restorantin “Fish City” për të kujtuar babain e Lucës, aktorin e mirënjohur Ndrek Luca.
Luca: “Sot na ka ardh me na vizitu ky burrë i madh prej Kosove. Ky burrë që kur e lëshon fjalën atje në skenë, nuk ka zot shqiptari që nuk i bëhet mishi puprisha-puprisha”.
Lajçi: “Ti paç faqen e bardhë! Por unë nuk kom ardh vetëm kot së koti, por kom ardh me kujtue babën e këtij burri këtu, Ndrec Lucën, të cilin e kom njoft në 1972, i cili thoshte: nuk them kurrë nënë, por nonë dhe nuk them kurrë hënë, por honë, shkodron kom le,e shkodron do të vdes. Prandaj më vjen mirë që sot jam këtu”.







Diskutime rreth kësaj post