Myslim Murrizi ka dalë në një prononcim për mediat pasi është larguar nga mbledhja ende pa përfunduar. Murrizi ka deklaruar se nuk kam dëshirë që të bëj asnjë llojë koalicioni me asnjë nga palët.
“E di që po ju bëj që të prisni dhe jua qaj hallin, po tre flasin dhe të tjerët shikojnë në sy. Kanë dy orë që vetëm shihen në sy me njëri-tjetrin dhe nuk flasin. Listat e hapur dhe propozimi i kandidatëve janë në Kushtetutë dhe nuk i ndërron dot ky këshill. Ika dhe i lashë në çiltërsinë e tyre. Po zihen për një letër, që t’ja dërgojnë OSBE-së. E pyeta përfaqësuesin nëse duhen patjetër 4 firma, ai më tha duhet të shkojnë në Poloni dhe më tha nuk e kemi me normë. Shpresoj që të mos e quajnë herezi, se prej 2 vitesh i janë drejtuar Venecias. E vetmja rrugë për ta ndërruar këtë është vetëm Kuvendi”, – u shpreh Murrizi.
Murrizi u shpreh se Damian Gjiknuri është bërë pishman për 30 Korrikun.
“U ka ngel sharra në gozhdë. Është bërë Damiani pishman për 30 korrikun.
Është bërë pishman dhe opozita pse nuk kontribuoi, por nuk e ribën dot.Listat e hapura dhe propozimi i kandidatëve nuk i ndërron as ky këshill, dhe as gjithë këshillët”, – deklaron Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post