• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Myrto Uzuni tregon historinë me Cristiano Ronaldon: U inatos me festimin tim kur shënova, në fund më dha fanellën

16 June, 2023
në Sport
0
68
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lojtari shqiptar Myrto Uzuni që luan në ligën spanjolle La Liga me ekipin e Granada është një nga futbollistët më të lakuar për momentin. Kartoni i tij ka shkuar në vlerën e 25 milionë Eurove.

I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Uzuni foli për fillimet e karrierës së tij.

Ai tregoi një histori me Ronaldon kur e kishte kundërshtar në fushë, se si yllit portugez nuk i pëlqeu mënyra e festimit të tij kur shënoi gol, por në fund i dhuroi fanelën.

Myrto Uzuni tha se Cristiano Ronaldon e ka idhull dhe se mes tij e Messin zgjedh gjithmonë CR7.

Myrto Uzuni: Aty u realizua ëndrra ime të luaja në grupet e Champions. Për fat të mirë mua më ra në grup edhe Ronaldo edhe Messi.

Pyetje: Ju keni luajtur edhe kundër Ronaldos edhe kundër Messit?

Myrto Uzuni: Po. Kundër të dyve. Herën e parë nuk luajta në Barcelonë sepse më zuri koronavirusi dhe luajta ndeshjen e kthimit dhe me Ronaldon të dyja ndeshjet.

Pyetje: Sa gola ke shënuar në karrierën tënde?

Myrto Uzuni: I kam kaluar 100.

Pyetje: Vetë me kë ke qenë tifoz?

Myrto Uzuni: Me Ronaldon.

Pyetje: Po me ekipet e huaja veç Shqipërisë?

Myrto Uzuni: Me Real Madridin.

Pyetje: Dhe vendose të shkojë në kampionatin spanjoll..

Myrto Uzuni: Po, vendosa të shkoja në kampionatin spanjoll. Ishte historia e Ferencvaros që unë shënova në Torino kundër Ronaldos dhe bëra një festim të Ronaldos dhe ai mendoi se unë e bëra kundër atij në shenjë ironie që jam unë këtu vendos unë. Dhe në atë moment Ronaldo ishte shumë i inatosur dhe mendoi se ja bëra për inat. Në ato momente i thashë që nuk bëra diçka për inat por je idhulli im. Edhe pas ndeshjes më komplimentoi për lojën dhe më dhuroi fanellën.

Pyetje: I komunikueshëm Ronaldo?

Myrto Uzuni: “Shumë i komunikueshëm, pasi shumë lojtarë shkuan për t’ia kërkuar fanelën, edhe ai i tha jo, ja kam premtuar Uzunit. Dhe ishte një ndjenjë shumë e veçantë pasi është idhulli im që kam ndjekur që në fëmijëri.”- tha ai.

Paraardhëse

Peleshi në Ministeralin e NATO-s në Bruksel: Të lirohen tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe në Kosovë

Pasardhëse

Grupi i njohur do të jenë pjesë e Big Brother VIP 3?

Pasardhëse

Grupi i njohur do të jenë pjesë e Big Brother VIP 3?

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.