Opozita parlamentare është e bindur se hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore janë të domosdoshme. Kryetari i grupit demokrat, Myslim Murrizi, u shpreh se me listat e hapura është e pamundur që të kemi një koalicion klasik.
“Gjatë gjithë kohës pazaret jashtë institucioneve janë bërë duke u marrë me zor nga ndërkombëtarët. Rama dhe Basha bëjnë sherr fallto, janë në sinkron të plotë. Më i sinqertë është Damian Gjiknuri që thotë se listat e hapura sjellin tensione. Sjellin tensionin mes atyre që duan të flasin në emër të qytetarëve shqiptarëve e të ngrenë dorën e të bëjnë ligje dhe qytetarëve shqiptarë, që nëse kalojnë ndryshimet në parlament, do të jetë një tension i madh, sepse fytyra që nuk pëlqehen nga qytetarët, do të shkojnë tek këta qytetarë.
Ne kemi çuar kërkesat tona në bisedimet me PS-në. Dje është kalaur hapja e listave dhe është hequr propozimi i kandidatëve për deputetë. Me listat e hapura është e pamundur që të kemi një koalicion klasik. Unë nuk i kam 28 deputetë që ta kushtëzoja kërkesën e grupit tim për lista të hapura kombëtare me prag natyral. Pra, është një grup miks që ka pasur kërkesat e veta. Unë personalisht jam që çdo forcë politike të dalë në treg dhe të masë sa forcë ka”, tha ai për Ora News.
Murrizi shtoi se do të propozojë që votuesi shqiptar të ketë të drejtë të propozojë një emër.
“Unë do të propozoj që votuesi shqiptar të ketë të drejtë të propozojë një emër. Atëherë do të shohim se sa mbështetje do të marrin këta krerë partie. Do të shohim se sa vota do të marrin këta baballarët e kombit në simbiozë me partitë e madha”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post