Në seancën e sotme plenare, deputeti Myslim Murrizi ka reaguar me tone të ashpra dhe mjaft kritike për marrëveshjen e 5 qershorit që pritet të kalojnë në Kuvend.
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Murrizi theksoi se alibia e 5 qershorit, është disa “shejtanë” të kësaj salle, të kenë imunitet pas zgjedhjeve të 2021, kur t’iu vijë thirrja nga SPAK.
“Ju bëtë pazar dhe e shitët si marrëveshje për të mos pasur më kurrë marëveshje për atë të 2008-ës. Mund t’i ndryshoni edhe datën po deshët. Quajeni marrëveshja e 1 qershorit.
Me atë që keni fol e shkruar për njëri-tjetrin, iu ngjani atyre që festojnë 1 qershorin.
Por, do të cahet si digë në 30 korrik. Halli juaj nuk është as kodi dhe as zgjedhjet. Arsyeja e vërtetë e 5 qershorit është reforma në drejtësi, kërkoni t’iu mbrojë në pikën e tij, daljen para qytetarëve shqiptarë dhe ardhjen në këtë sallë me vota. 5 qershori është alibi që disa shejtanë si ju të keni imunitet pas zgjedhjeve të 2021, kur t’iu vijë thirrja nga SPAK” – tha Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post