Hapja e listave një fitore, kështu e ka cilësuar deputeti i Kuvendit, Myslim Murrizi, hjithashtu ai ka bërë thirrje edhe që të punohet edhe për depolitizimin e komisioneve zgjedhore.
Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi iu drejtua deputetit Gjiknuri, i cili njëkohësisht është edhe përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, ndërsa kërkoi që të depolitizohen komisionet.
Por, ndërsa vuri në dukje se Gjiknuri nuk ndodhej në sallë, Murrizi tha se duhet të jetë me Oerdin, duke iu referuar kështu përfaqësuesit të PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi.
“Duhet bërë depolitizimi i komisioneve, Damian… nuk qenka Damiani, duhet të jetë me Oerdin” – tha Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post