• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Oferta

Mundësi studimi me bursë në Greqi

29 April, 2017
në Oferta
0
43
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e Aegean në Greqi.
Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Aegean në Greqi, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian, për studentët e nivelit Master dhe PhD të UT-ës.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve të nivelit Master për Research;
– Shkëmbimin e studentëve të nivelit PhD për Research.

Kohëzagjatja e bursave:
– Shkëmbimi studentëve për Research (3 muaj)
Mbani parasysh se mobiliteti fillon me datë 1 Korrik dhe përfundon me datë 30 Shtator.

Fusha e studimit:
– Financë dhe Administrim

Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor (850 EUR në muaj për studentët)
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm

Procedura e Aplikimit dhe Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
-CV (në gjuhën angleze);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti;
-Diplomë e nivelit Bachelor;
-Listë notash e nivelit Bachelor (duhet të përkthehet në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Listë notash e nivelit Master (duhet të përkthehet në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Aegean lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës. Nëse ju nuk do të frekentoni lëndë dhe nuk do të merni kredite në universitetin pritës por do të shkoni vetëm për hulumtim atëherë duhet ta përcaktoni këtë gjë në dokumentin Learning Agreement
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel departamenti** dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Dokumentet e nevojshme për aplikim për nivelin Doktoraturë:
– CV (në gjuhën angleze);
– Listë e publikimeve;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti;
– Listë notash doktorature;
– Letër motivimi + Përshkrim të temës së kërkimit;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
-*Learning Agreement;
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Aegean lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës. Nëse ju nuk do të frekentoni lëndë dhe nuk do të merni kredite në universitetin pritës por do të shkoni vetëm për hulumtim atëherë duhet ta përcaktoni këtë gjë në dokumentin Learning Agreement.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Afati për aplikim: 25 Maj 2017
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected] me subjekt, emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe universitetin në të cilin po aplikoni.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected]

Për më shumë informacion klikoni këtu

Paraardhëse

Lulzim Basha, stalinisti që mbron Shqipërinë e Sali Berishës

Pasardhëse

LSI publikon listat e kandidatëve

Pasardhëse

LSI publikon listat e kandidatëve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Tërmet” ne Big Brother, rikthehen Kiara, Efi, Bledi dhe Ronaldo

Nga lajme4
1 April, 2023
0

Kiara, Efi, Bledi dhe Ronaldo, janë 4 ish-banorë që futen sot sërish në BBV për të nisur edhe njëherë këtë...

Përballë Keisit dhe Qetsorit, Antoneta lë shtëpinë e Big Brother

1 April, 2023

“Nuk është gënjeshtër”, në Big Brother VIP Albania do të rikthehen 4 banorë

1 April, 2023

Oltës nuk i del inati me Luizin edhe jashtë shtëpisë së “BBVA”: Ja lashë vetë fitoren, do ta “përndjek”

1 April, 2023

“Më ka harruar”, takimi i Oltës me djalin thyen zemrat e shqiptarëve

1 April, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.