Si pasojë e motit të keq, në qytetin e Pukës është shembur një pjesë e spitalit.
Ndërkohë Bashkia Pukë u bën thirrjet qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Ja njoftimi i Bashkisë Pukë:
Bashkia Pukë nisur nga kushtet atmosferike ju apelon të gjithë banorëve të evitojnë levizjet gjatë orëve të natës, pasi sipas njoftimit nga Shërbimi Meteorologjike reshjet dhe erërat do të jenë prezent.
Të nderuar qytetar!
•Ju lutem shmanagni levizjet gjatë natës.
•Evitoni levizjet prane rrugve të fshatrave dhe pa levizje. Mund të ket rreshqitje toke ose rrëzim pemësh.
•Mos ndërhyni në linjat elektrike vetë për rikthimin e energjisë,pasi është mjaft e rrezikshme.
•Kujdes qarkullimin me automjete në Qafe Qelë, pasi ererat janë të mëdha dhe levizja me shpejtësi përben rrezik.
•Kujdes qarkullimin në hyrje-daljen e tunelit të Gjegjanit, ka rrëzikshmëri rrëshqitje.
Për çdo vështirësi kontaktoni menjëherë në numrat pa pagesë 128 dhe 129. Bashkia Pukë, Shërbimi Zjarrfikës, Policia e Shtetit dhe Shërbimi Spitalor do të ndërhyn për t’ju ardhur në ndihmë në kohën më të shpejt të mundshme.
Ne po monitorojmë zonat me rrezikshmëri rreshqitje kryesisht në fshatrat e njësive administrative Gjegjan e Rrape.
Diskutime rreth kësaj post