• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Moti i keq në vend, Rama: KESH nisi eksportet më 11 nëntor, vendosëm të importojmë për të mos rrezikuar rezervat

21 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
63
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën në vend pas reshjeve të shumta të shiut, ku në disa qytete ka pasur edhe përmbytje.

Rama me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale shkruan se të gjitha strukturat, nga forcat e emergjencave civile, trupat ushtarake ndodhen në terren, teksa nuk ka kursyer edhe kitikat duke shkruar “përmbytja e kanaleve të komunikimit mediatike me shpifje, akuza e spekullime të llojllojshme”.

Kreu i qeverisë ndër të tjera ka dhënë dhe një përgjigje për importin e energjisë duke thënë se KESH ka vendosur të importojë energji elektrike sipas procedurës së datës 11 Nëntor dhe nëse nuk do të ishte importuar, rezerva energjetike do të ishte në minimalen historike, duke rrezikuar vetë furnizimin normal me energji.

Postimi i plotë i Ramës:

“NË KRYE TË DETYRËS (mes prurjeve të shiut të dhe të llumit)

Teksa të gjitha strukturat, nga forcat e emergjencave civile, trupat ushtarake, policia e shtetit, punonjësit e sistemit energjetik, drejtues e ministra respektivë ndodhen në terren, në krye të detyrës ditë-natë, vijon paralelisht edhe përmbytja e kanaleve të komunikimit mediatike me shpifje, akuza e spekullime të llojllojshme.

Prurja më e madhe e dizinformimit vjen lidhur me importin e energjisë.

E vërteta është se KESH ka vendosur të importojë energji elektrike sipas procedurës së datës 11 Nëntor, sepse nga të gjitha parashikimet e motit, situata e rreshjeve pritej të intensifikohej vetëm në mesditën e datës 20 Nëntor dhe nëse nuk do të ishte importuar, rezerva energjetike do të ishte në minimalen historike, duke rrezikuar vetë furnizimin normal me energji.

Sasia e rreshjeve rezultoi në nivele ekstreme me vlera rekord në basenet e Komanit e të Vaut të Dejës – 150% e parashikimit sipas modeleve ndërkombëtare të analizës së motit! Vetëm në Theth në 12 orë kanë rënë mbi 400 mm shi me intensitet pik deri në 50 mm/orë. Kjo sasi rreshjesh u përkthye në prurje që arritën deri në 4000 m3/sek në lumin Drin, ku vetëm në liqenet e Komanit e Vaut të Dejës prurjet anësore shkuan deri 3500 m3/sek. Në këto kushte, qysh në datën 19 Nëntor u morën masat sipas protokolleve përkatëse, duke hapur portat e shkarkimit për të krijuar mundësi akumuluese në të dy këta liqene dhe duke garantuar sigurinë e digave.

Aktualisht punojnë të 9 agregatët e Komanit dhe Vaut të Dejës dhe sërish shkarkohet për shkak të prurjeve të papërballueshme.

Por, duke shkarkuar në mënyrë të kontrolluar, KESH ka siguruar që efekti i reshjeve në zonën e nën Shkodrës të mos ketë mbivendosje! Përkundrazi, e ka zhvendosur me disa orë efektin e Drinit në të gjithë kombinimin e prurjeve ne këtë zonë (ku shkarkon Buna, Kiri, Gjadri, Moraça etj). Kjo zhvendosja me disa orë e efektit të lumit Drin ka bërë të mundur uljen e pikut të prurjeve maksimale në këtë zonë, duke e ulur nivelin maksimal të ujit.

Për të mos e përkeqësuar situatën, të gjitha prurjet në basenin e sipërm të kaskadës, të cilat vijnë nga Drini i zi dhe i bardhë, po akumulohen prej ditësh në liqenin e Fierzës (me aftësi mjaft të mëdha akumuluese) duke mbajtur prodhimin 0 MË. Në këtë mënyrë përmirësohet edhe rezerva energjetike dhe mbetet keqardhja e madhe për prurjet e llumit të gjysëm të vërtetave, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha mbi pasqyrat e (diz)informimit publik.“-tha ai.

Paraardhëse

Situata e krijuar nga moti, Balla: Opozita në vend që të solidarizohet, dezinformon

Pasardhëse

Sali Berisha mbërrin në Shkodër, akuza për hapjen e tuneleve të hidrocentraleve: Këta janë tërbuar

Pasardhëse

Sali Berisha mbërrin në Shkodër, akuza për hapjen e tuneleve të hidrocentraleve: Këta janë tërbuar

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Takimi i Ramës me Sunak, Ervin Salianji zbardh prapaskenat e forta

Nga lajme5
23 March, 2023
0

Deputeti Ervin Salianji ka komentuar takimin e Kryeministrit Rama me Kryeministrin Britanik Sunak në Londër dhe intervistat që Rama ka...

Klodiana Lala zbardh detaje nga kontrolli i SPAK: Ja çfarë u gjet në vilën e parnteres së Ahmetajt

23 March, 2023

Takim sekret? Arjan Çani zbardh prapaskenat e vizitës: Ahmetaj në Londër me Ramën

23 March, 2023

Kiara në nominim me Oltën, Luizi i bën deklaratën e papritur moderatores: Do jem i yti përgjithmonë

23 March, 2023

Ish-banorja e BBV zbardh prapaskenat e produksionit dhe kapet keq me aktoren: Nga deklarata e Oltës te çifti Kiara-Luiz

23 March, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.