Michael ishte 54 vjeç kur u prek nga një kancer shumë agresiv, e bija Bailey, 16 vjeçe në atë kohë e vuajti shumë sëmundjen e të atit dhe ajo la shkollën për të qendruar me të në muajt e fundit të jetës.
Lidhja e tyre ishte shumë e fortë, kur erdhi dita më e keqe, Baylei mbeti me kokën e saj mbi jastëkun e të atit dhe ai me frymën e tij të fundit i tha mos qaj, sepse ai do të kthehej në momentin më të rëndësishëm…
Këto fjalë nuk u kuptuan menjëherë nga vajza, e cila u mbërthye nga një ndjenjë ankthi, mendonte se e shikonte atë në yje, ndonjëherë i ngjante sikur befas ndjente aromën e të atit, për të këto ishin sinjalet për të cilat i kishte premtuar i ati.
Ishte shumë e vështirë muaj dhe vite, nëna e saj dhe ajo arritën të gjenin pak forcë për të ecur përpara, por boshllëku ishte shumë i madh.
Mbërriti dita e ditëlindjes së saj të njëzet e një, një moment shumë i rëndësishëm, për vajzën tanimë niste jeta prej të rriture dhe siç i ati i kishte thënë: U mbajt fjala…!
Ishtë mëngjesi i ditës së ditëlindjes së saj, ajo zbret poshtë në kuzhinë dhe mbetet pa fjalë.
Karrigia ku ulej i ati ishte spostuar dhe mbi të kishte diçka, një buqetë me lule me një paketë të vogël, Baylei e hap, gjunjët i mpihen, aty brenda ishte një foto e tyre ku shkruhej:
“Vogëlushja ime mos u trishto, mos qaj më, unë jam në një vend më të mirë, ju mbaj në zemër, ju keni qenë dhurata më e bukur e gjithë jetës sime, një thesar i madh, një dashuri unike. Do të dëshiroja shumë të isha për ditëlindjen tënde, duaje dhe respektoje nënën gjithmonë dhe thuaji që e dashuroj sot si atëherë, që jam pranë saj në çdo moment, ndiq ëndrrat e tua, ji e lumtur! Unë do t’ju pres përgjithmonë dhe kur të keni nevojë për mua do të jem atje, në çdo heshtje do të më gjesh!”.
Michael kishte rregulluar gjithçka para se të vdiste, ai kishte shkruar letrën dhe … një mik ishte kujdesur që t’ja mbante amanetin e fundit. Mendimi i tij i fundit ishte për fëmijën e tij të dashur.
Kur duam t’i ndjejmë afër, mjafton vetëm t’i thërrasim, ata janë gjithmonë pranë nesh!
Diskutime rreth kësaj post