• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

“Mos, moj Alketa, mos!” Pëllumb Kulla flet për pjesëmarrjen në Sanremo

11 February, 2020
në Rozë
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Pëllumb Kulla

PËRGËZIME, ALKETA!Unë ndjeva një kënaqësi të madhe aty dy netë më parë, kur ti kurorëzove një ambicie të bukur dhe e bëre atë më së miri.

Sinqerisht gëzoj tok me ty, moj vajzë, që dole në atë arenë dhe u ndeshe me frikën dhe përgjegjësinë tënde, u ndeshe me konkurrentet e tua, shpërbleve ata që guxuan ndofta pa shumë besim të të hapnin portën e madhe të ëndrrës tënde të florinjtë.

Ti u ndeshe me keqdashës italiane, por sidomos me një lukuni bashkëpatriote, që priste me frymën pezull të dështoje e deshën megjithëqë shpirt që ti “të thyeje qafën” në majën alpine, ku pate kullotur ëndrrat e tua.

Nuk kish gjë më të bukur se ajo sfida dhe triumfi yt!

Mos u mërzit për zhurmën, sharjet, vërejtjet e talljet, që bëjmë ne që nuk ta duam suksesin. Ne jemi të pazotët të shquhemi, ne nuk kemi forcë, durim, vullnet këmbëngulje.

Ne, të pazotët, do të jemi shumë të lumtur, që askush të mos i ketë ato. Ne jemi më të qetë kur nuk shohim fitoret e atyre që njohim e që kemi hedhur shtat njëkohshëm. Mos, moj Alketa, mos! Mos, moj vajzë, se me atë që bëre, na e vure hapur në dukje që ne nuk jemi të zotë për ndërmarrje të tilla drithëruese.

Alketa Vejsiu, të përgëzoj për atë shpalosje mbresëlënëse të ndjenjave të tua, në atë gjuhë të bukur të folur shkëlqyeshëm, lirshëm, si një gurgullimë e ëmbël për veshët e italianëve që të vlerësuan. Them se e njoh italishten aq sa ta fuqizoj përgëzimin. Ndonjë gabimth i rrallë, shumë i rrallë, ishte paradoksalisht aleat i yt, për të dëshmuar se ti nuk ishe italiane, por e zotëroje gjuhën e tyre më mirë se miliona italianë! Ishte një dëshmi e bukur se sa shumë ke punuar për të përvetësuar atë shqiptim e atë rrjedhë që të kënaqte veshin.

Unë jam një njeri i moshuar dhe shumë e shumë vite më parë se ty, kam ecur nëpër ata shtigje, nëpër ato ëndrra dhe tek ty shihja veten, por këtë herë të trupëzuar në një bukuroshe rrëzëlluese, që përballte një audiencë me shije të holla. M’u duk se triumfoja tok me ty, unë, që nuk i a ndaja dikur veshin asaj radios së vjetër për “tutto il calcio minuto per minuto”, për Varietá-të e Canzonissimat e panumërta, për të ndjekur Mike Bongiornon, Alighiero Noschesen e Gigi Proiettin. Më shpluhurose kujtimet mbi leximet e mia të De Amicisit, Pirandellos, e më pas të Buzzatit.

Të tëra i gjeje në monologun tënd virtuoz. I tëri i besueshëm homazhi yt. Bëre shumë mirë që rikujtove suksesin e Ermal Metës. Por unë e quaj edhe më të suksesshëm e më të vështirë “alpinizmin” tënd artistik, që ishte më i vetmuar, më i pa mbështetur në atë aventurë brilante të shfaqjes së bukurive të tua.

Është një trishtim i madh, kur ve re që triumfin tënd e sulmuan shumë komente negative. E veçanta e tyre është zhurmërima.

Por janë mijëra herë më të shumtë ata, të heshturit, që kanë gëzuar tok me ty.

Përgëzime, Alketa, e mbarësi paç në këtë rrugë të ndritur ku po ecën me siguri të plotë!

Paraardhëse

Befason ish-deputeti i PD-së: Ky është politikani që Rama shikon shpëtimin e karriges së tij

Pasardhëse

Fati i Lulzim Bashës në dorë të Fatmira Hajdarit, gjyqtarja e Apelit do të vendosë mbi pushimin e hetimeve për lobimet në SHBA

Pasardhëse

Fati i Lulzim Bashës në dorë të Fatmira Hajdarit, gjyqtarja e Apelit do të vendosë mbi pushimin e hetimeve për lobimet në SHBA

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Genar Topalli ka reaguar për herë të parë pas aludimeve mbi dasmën e tij me Cindy Marina, e zhvilluar më...

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.