• Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
No Result
View All Result
Lajme.al
No Result
View All Result
Kreu Aktualitet

Mos harro borxhin e babës! Dalin përgjimet e grupit të fadexhinjve të Shkodrës

19 March, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
Ky burrë fundosi fajdexhinjtë e Shkodrës pasi djemtë ranë në rrjetën e tyre
188
Lexime
Share on FacebookShare on Twitter

Një histori e pashpresë bixhozi. Dy të rinj të varur prej tij që i lanë mbi kurriz të atit miliona euro borxh.

Dhe 19 persona nën hetim, që të gjithë ata pretendues të pafajësisë, mes tyre edhe policë, noterë, biznesmenë, por edhe shokë të dy të rinjve shkodranë, dëshmia e të cilëve është e domosdoshme, por ata janë arratisur jashtë vendit. Prokuroria e Shkodrës i ka veshur emrin e një hetimi për fajdet, që edhe pse dihej botërisht në qytetin e Shkodrës përderisa dy të rinjtë që luanin bixhoz kishin marrë borxhe ngado; por denoncimi i babait të tyre ishte motori lëvizës.

Ish-Prefekti i Shkodrës Paulin Radovani u detyrua të shkojë në dyert e policisë atëherë kur çdo ditë borxhdhënës i vinin në biznesin e tij dhe i kërkonin shumat e dhëna dy djemve të tij, Robertit dhe Eltonit. Mandej, gjithë procesi rrjedh mes përgjimeve dhe vëzhgimeve ambientale. Përgjimet kanë zgjatur dy muaj dhe nga janari Paulin Radovani ka pasur dhjetëra vizita në oborrin e fabrikës, të personave që kërkonin kthimin e borxheve, të cilët shpesh flisnin për përqindje e shpesh e kërcënonin.

Përgjimi 1

Më datë 25 janar Paulin Radovani telefonohet nga i dyshuari Byrhan Aliaj. Ai e kërcënon se nëse nuk i jep borxhin përpara të tjerëve, do t’i ketë punët keq. Gazeta “Si” disponon përgjimin si më poshtë:

Byrhan Aliaj: “Më ke 45 mijë euro, ku 45 mi ka Toni dhe 10 mi ka Berti, para se me ik Toni (që të dy djemtë e Paulinit). Ka ardhur e mi ka marrë ke bixhozi në Rus. Ka ken edhe Elisi me të, pyete. Më kanë marrë më pas edhe makinën që i kanë shitur Gysit, makinën time dhe për këtë punë po të them unë. Ti sqaroji muhabetet edhe deri në fund të muajit të pres. Nuk kam ça me t’ba. Njikaq të thotë Byli ty”.

Paulin Radovani: “Djemtë e mi nuk kanë pasur makinë X5, cilën makinë të kanë marrë mor?”

Byrhan Aliaj: “Ai e ka marrë makinën edhe ku e ka shit , ai e din vetë. Unë për njet punë po të them. Ti merre Tonin në telefon edhe fol me të”.

Prokuroria pohon se Byrhan Aliaj jep lekë me fajde, por edhe pse i referohet përgjimit të datës 25 janar ku flitet për borxhet e shkaktuara nga bixhozi, nuk sjell raste të tjera konkrete në adresë të këtij shtetasi. Por si prova prokuroria ka radhitur kundër tij mbajtjen peng të 11 automjeteve të regjistruara në emër të familjarit të tij që dyshohet se janë përfituar prej tij sapo personat që kishin marrë borxh i kishin lënë peng, por në pamundësi për të paguar fajdet, u janë sekuestruar makinat.

Për këtë person Radovani tregon se e njeh me nofkën Myl katunari, por edhe të birin, Jonuzin. Radovani pranon se një vit para denoncimit i kishin lënë një këst të fajdeve, por më pas Burhani i ka thënë se borxhi ka shkuar 44 mijë euro. Madje, Radovani shton se në fabrikë i kishte ardhur edhe i biri i Burhanit që i kishte përcjellë mesazhin: “Mos e harro borxhin e babës”.

Përgjimi 2

Gjatë përgjimeve të pranuara nga gjykata dhe që nisin fillimisht në datën 26 janar e madje janë shtyrë me nga 15 ditë, del se borxhet shpesh jepeshin me përqindje javore që variojnë nga 3 për qind deri në 5 për qind dhe që më pas nga pamundësia e borxhliut shkonin në 20 për qind. Në përgjime del edhe një tjetër fajdexhi, Edi Memcaj nga Shkodra i moshës 33 vjeç. Sërish telefonata i adresohet Paulin Radovanit, babait të Eltonit dhe Robertit, të cilët janë larguar nga Shqipëria. Ata kanë hyrë miliona euro borxh gjatë lojës së bixhozit, por nga biseda kuptohet se edhe vetë denoncuesi kishte marrë lekë hua për rrogat e punëtorëve pasi ai ka një fabrikë në qytetin e Shkodrës.

Telefonata kryhet në datën 28 janar dhe dy ditë pasi një tjetër borxhli kishte telefonuar ish-prefektin.

Edi Memcaj: “Kam një javë, 10 ditë që të marrin njerëz me të taku, jo sot, jo nesër. Pse më bezdis, pasi më ka marrë noterja dhe i thua nuk di ku kam hedhur firmat. Të kam respektuar pasi kam të gjitha kamerat dhe të kam incizuar çdo bisedë me djemtë e tu, unë jam ai djali që më ke lyp lekë për rroga. Jam ai djali që me ke mbetur shumë lekë borxh. Bën mirë me ardhë e me m’taku, unë nuk ta ha tokën ty dhe nuk të dua asnjë cent më shumë. Mos më luaj mua viktimën, mos më ba si të marr, mos më thuaj nuk e di ku janë djemtë, ti flet me djemtë e tu, ti ke fillu tu i ba punët me shtet. Mua si të duash më ke, n’daç me shtet e n’daç me privat”.

Paulin Radovani: “Çfarë kuptimi ka n’daç me shtet e n’daç me privat se s’po të marr vesh itash?”

Edi Memcaj: “E di mirë ti se je t’u m’inçizu, unë do shkoj të denoncoj në shtet se ça je t’u ba ti. Sa herë më ke ardhur te shtëpia të kam me kamera. Kam me inçizime djemtë e tu sa herë kanë ardhur, sa lekë më kanë çu me lyp në tanë Shkodrën. Nuk të kam borxh as unë e as familja ime. Nuk dona me dit gja më Pavlin, na ti kena dhanë lekët ty”.

Paulin Radovani: “Një minutë mor, unë s’të kam nisë kërkënd dhe s’jam marrë hiç me ty mor”.

Edi Memcaj: “Ka një javë që të kërkoj”.

Paulini: “Ti nuk ke një javë që më kërkon se para katër a pesë ditësh dole andej nga oborri”.

Edi: “Unë nuk kam ardhur të të bezdis te puna. Mos kujto se kam frikë kënd. Asnjë send nuk ke ça me më ba, as me më fut në burg, jeta është e gjatë dhe lekët janë të miat”.

Paulini: “Nuk jam nisur me fut kënd në burg, por me mujt me la ato borxhe që kam unë, boll kam”.

Edi: “Ka 3 katër muaj që mua as më kanë dhënë fajde e asnjë send djemtë e tu. Ti ke marrë noteren dhe i ke thënë se unë nuk di gjë se kam hedhur firmat. Tokën e ke njaty, s’prish punë toka”.

Në përgjime, ish-prefektit i kërkohet ta takojë dhe në fund vendoset që atë ta takojë shtetasi Altin Salihi, i cili një ditë pas telefonatës hyn në firmën e Radovanit.

Takimi mes dy burrave fiksohet kësaj radhe nga përgjimi ambiental.

Të dy burrat flasin për një borxh prej 80 mijë euro që dy djemtë e tij ia kishin marrë Edi Memcajt, aty diskutohet se nëse nuk shlyhet borxhi, atij do t’i merret toka që ishte lënë peng te noterja Valbona Fishta, një peng i lënë përmes kontratës noteriale.

Kontrata siç rezulton është lidhur në fakt mes shtetasit Musa Derguti dhe Paulin Radovanit për shumën e 80 mijë eurove dhe në rast moskthimi atij do t’i merrej toka. Paulin Radovani ka pranuar se e njeh Edi Memcaj dhe se përfituesi i vërtetë i kësaj kontrate ishte ai, por ai pranon gjithashtu se Memcaj iu ka dhënë lekë me fajde dy djemve të tij. Për shkak të këtyre huave Memcaj ka përfituar një truall 500 metra katrorë në Velipojë dhe një dyqan.

Përgjimi 3

Paulin Radovani vizitohet gjithashtu edhe nga të dyshuar të tjerë që u numërojnë borxhet dhe fajdet. Marjan Bregu rezulton t’i numërojë si borxhe një gjashtëshe dhe një treshe dhe më pas shton 3 herë nga dy mijë plus një mijë. Kur Radovani e pyet a kanë qenë me përqindje këto shuma, ai i përgjigjet që ia ka dhënë 10 për qind. Në një përgjim tjetër, Kolec Marku ose siç njihet në Shkodër me nofkën Lec Gjoni telefonon Paulin Radovanin.

Koleci: “Leci jam drejtor”.

Radovani: “O Lec m’kishe ba mesazh e më thoshe se po të pres tek Elita për me më marr 3 mijë euro dhe dy milionë lekë?”

Koleci: “Po”.

Radovani: “Ku me i marr o Lec, ti hajde e merr në shtëpi c’të jenë edhe shiti. Unë edhe me mujt me marr kund lekë unë nuk kam ku me i marr”.

Koleci: “Për kryet e fëmijëve, unë i kam të huajat o drejtor”.

Radovani: “Po pse i le ti kesh këtë shumë, tash që më ikën fëmija more Lec. Po prit more Lec. Ku kam me i marrë mor Lec?”

Koleci: “Mu dekshin fëmija mor, nuk të rrej, por ja çu njito dy burrave që ua kam marrë . Janë çu peshë, e kanë marrë vesht se kanë ikë dhe për kryet e fëmijëve 8 mijë herë telefonit m’i kanë ra. Nuk po dij se ku me i marr se nuk të…”

Radovani: “Lec, sa ditë ke që i ke kallxu Paulinit se më kanë marrë fëmijët borxh?”

Koleci: “Po ca me të thanë unë more drejtor, po kush dreqin e diti këtë punë?”

Radovani: “O Lec unë nuk kam ku me i marr. Njishtu me asht me lëshu tanë Shkodrën dhe unë po marr vesht se çfarë po bëhet. A ke leverdi me ia fut unë vedit, ose me vra ti e po ta firmosi se të kam thënë unë, a po e zgjidh problemin? Lec të lutem se jam nën një trysni që po loz mendsh”./gazetasi.al

Paraardhëse

Kirurgu kinez çudibërës, realizon operacion mijëra kilometra larg pacientit përmes 5G

Pasardhëse

Pranoi mandatin, deputeti "tradhtar" i PD-së kërcënohet me jetë

Lajme të ngjashme

Këto ishin fjalët e Edi Ramës që e bënë të qeshë Bufonin
Aktualitet

Këto ishin fjalët e Edi Ramës që e bënë të qeshë Bufonin

6 December, 2019
“Të pëlqen të filmosh”! Ronaldo flirton me njeriun e Ramës, futbollisti “provokon” personazhin misterioz (VIDEO)
Aktualitet

“Të pëlqen të filmosh”! Ronaldo flirton me njeriun e Ramës, futbollisti “provokon” personazhin misterioz (VIDEO)

6 December, 2019
Kërkoi familjarisht azil politik në Zvicër, Nano nxjerr zbuluar Agron Tufën: Zviceranët duhet të jenë të marrë nëse ia japin
Aktualitet

Kërkoi familjarisht azil politik në Zvicër, Nano nxjerr zbuluar Agron Tufën: Zviceranët duhet të jenë të marrë nëse ia japin

6 December, 2019
Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme pas tërmetit, Shemsi Prençi godet Ramën: Këtë kompetencë nga e ka qeveria
Aktualitet

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme pas tërmetit, Shemsi Prençi godet Ramën: Këtë kompetencë nga e ka qeveria

6 December, 2019
Jo vetëm takimin me Ronaldon dhe Buffon, Rama befason vogëlushin me surprizën e rradhës mahnitëse (FOTO)
Aktualitet

Jo vetëm takimin me Ronaldon dhe Buffon, Rama befason vogëlushin me surprizën e rradhës mahnitëse (FOTO)

6 December, 2019
Katastrofa e tërmetit tragjik në Shqipëri, Rumania sjell për herë të tretë ndihma për të prekurit
Aktualitet

Katastrofa e tërmetit tragjik në Shqipëri, Rumania sjell për herë të tretë ndihma për të prekurit

6 December, 2019
Pasardhëse
Pranoi mandatin, deputeti “tradhtar” i PD-së kërcënohet me jetë

Pranoi mandatin, deputeti "tradhtar" i PD-së kërcënohet me jetë

Diskutime rreth kësaj post

Të fundit

”Ik dhe mos u kthe më kurrë” po Albana Osmani për kë e kishte këtë urim?

”Ik dhe mos u kthe më kurrë” po Albana Osmani për kë e kishte këtë urim?

6 December, 2019
Këto ishin fjalët e Edi Ramës që e bënë të qeshë Bufonin

Këto ishin fjalët e Edi Ramës që e bënë të qeshë Bufonin

6 December, 2019
Debat i zjarrtë mes Alketa Vejsiut dhe Robert Aliaj: “Na fëlliqe” (VIDEO)

Diana Ziu, Kujtim Prodani dhe Erik Lloshi i dolën kundër, reagon për herë të parë Alketa Vejsiu ndaj kritikave për Festivalin e Këngës në RTSH

6 December, 2019
“Të pëlqen të filmosh”! Ronaldo flirton me njeriun e Ramës, futbollisti “provokon” personazhin misterioz (VIDEO)

“Të pëlqen të filmosh”! Ronaldo flirton me njeriun e Ramës, futbollisti “provokon” personazhin misterioz (VIDEO)

6 December, 2019
Kërkoi familjarisht azil politik në Zvicër, Nano nxjerr zbuluar Agron Tufën: Zviceranët duhet të jenë të marrë nëse ia japin

Kërkoi familjarisht azil politik në Zvicër, Nano nxjerr zbuluar Agron Tufën: Zviceranët duhet të jenë të marrë nëse ia japin

6 December, 2019
Feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni se sa vjeç bën Renato Mekolli: Hera e fundit që e tregoj moshën (FOTO)

Iku nga ‘Top Channel’, vjen reagimi që i shtang të gjithë nga Renato Mekolli

6 December, 2019
Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme pas tërmetit, Shemsi Prençi godet Ramën: Këtë kompetencë nga e ka qeveria

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme pas tërmetit, Shemsi Prençi godet Ramën: Këtë kompetencë nga e ka qeveria

6 December, 2019
Jo vetëm takimin me Ronaldon dhe Buffon, Rama befason vogëlushin me surprizën e rradhës mahnitëse (FOTO)

Jo vetëm takimin me Ronaldon dhe Buffon, Rama befason vogëlushin me surprizën e rradhës mahnitëse (FOTO)

6 December, 2019
Katastrofa e tërmetit tragjik në Shqipëri, Rumania sjell për herë të tretë ndihma për të prekurit

Katastrofa e tërmetit tragjik në Shqipëri, Rumania sjell për herë të tretë ndihma për të prekurit

6 December, 2019
Agron Tufa jep paralajmërimin e fortë: Përse kërkova azil politik. Do të them të vërteta rrëqethëse

Agron Tufa jep paralajmërimin e fortë: Përse kërkova azil politik. Do të them të vërteta rrëqethëse

6 December, 2019
Aktori i famshëm turk me origjinë shqiptare i propozon gazetares në mes të intervistës, ajo e befason me përgjigjen (VIDEO)

Aktori i famshëm turk me origjinë shqiptare i propozon gazetares në mes të intervistës, ajo e befason me përgjigjen (VIDEO)

6 December, 2019
U hodhën nga pallati, i shpëtuan tërmetit, Rama u bën suprizën e jetës dy fëmijëve, i merr në Itali për të takuar Ronaldon dhe Buffonin (VIDEO)

U hodhën nga pallati, i shpëtuan tërmetit, Rama u bën suprizën e jetës dy fëmijëve, i merr në Itali për të takuar Ronaldon dhe Buffonin (VIDEO)

6 December, 2019
Njihuni me shqiptarin që u ka shpëtuar dy tërmeteve më shkatërrues në vend! Rrëfimi i dhimbshëm

Njihuni me shqiptarin që u ka shpëtuar dy tërmeteve më shkatërrues në vend! Rrëfimi i dhimbshëm

6 December, 2019
Ndryshime në Kushtetutë, paralajmërimi i Bashës për mazhorancën

Ndryshime të papritura tek PD-ja, Lulzim Basha emëron si këshilltar gjeneralin e njohur

6 December, 2019
Rama-Bashës: “Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritë, se zymti kanë boll”

Ish-deputeti i PD-së zbardh arsyen e vërtetë: Pse Basha nuk e pranoi ftesën e Ramës për t’u ulur bashkë në tryezë

6 December, 2019
Do ndërtojë shtëpitë e dy familjeve të prekur nga tërmeti, Bebe Rexha reagon pas vizitës në Shqipëri: Kjo gjë më impresionoi shumë (FOTO)

Bebe Rexha ka zgjedhur me kënd të martohet, do të jetë djalë shqiptar (VIDEO)

6 December, 2019
Ja pse të gjithë jemi të dhënë pas parave

Ja pse të gjithë jemi të dhënë pas parave

6 December, 2019
“Para edhe në Gjibraltar”, Ngjela bën deklaratën e fortë për “peshqit e mëdhenj”: FBI ka marrë dosjet, nisi puna

Spartak Ngjela i përgjigjet rëndë akuzave të kryeministrit Rama

6 December, 2019
‘Nuk iu rri afër se jam i shkurtër’! Shqipëria në krye të OSBE, Rama: Do mbani një mal mbi kurriz, hajde foto tani (VIDEO)

‘Nuk iu rri afër se jam i shkurtër’! Shqipëria në krye të OSBE, Rama: Do mbani një mal mbi kurriz, hajde foto tani (VIDEO)

6 December, 2019
Erdogan s’ia beson Ramës rindërtimin, ja çfarë deklaron ambasadori turk: Do ndërtojë Xhami apo Kishë në Laç ?

Erdogan s’ia beson Ramës rindërtimin, ja çfarë deklaron ambasadori turk: Do ndërtojë Xhami apo Kishë në Laç ?

6 December, 2019
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Na ndiqni

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Të fundit

”Ik dhe mos u kthe më kurrë” po Albana Osmani për kë e kishte këtë urim?

”Ik dhe mos u kthe më kurrë” po Albana Osmani për kë e kishte këtë urim?

6 December, 2019
Këto ishin fjalët e Edi Ramës që e bënë të qeshë Bufonin

Këto ishin fjalët e Edi Ramës që e bënë të qeshë Bufonin

6 December, 2019
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.