Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dritan Shano deklaroi në emisionin ‘Studio Live’ se ka votuar në Kuvendin e 11 dhjetorit jo për shkarkimin e Lulzim Bashës por vetëm për ndryshimet statutore.
Sa i përket Këshillit Kombëtar të djeshëm tha se nuk ishte i pranishëm pasi ishte një Këshill i thirrur me urgjencë sipas humorit të Bashës për t’i shërbyer nevojave të tij. Në lidhje me ndarjen e Partisë Demokratike Shano theksoi se zgjidhja është dorëheqja e Bashës dhe do e bënte atë shumë perëndimor nëse më 11 dhjetor do jepte dorëheqjen.
“S’janë nevoja politike. 250 veta të cilët kanë të njëjtat atribute, nuk janë kurrë më shumë se 4935 veta, nuk janë më superiorë se ata që u mblodhën në stadium. Kjo është arsyeja e vetme pse nuk mora pjesë dje dhe s’kam ndërmend të marr pjesë në të tilla mbledhje. Politika është moral, jo procedurë. Diskutohet për procedurë por mbi një princip moral. Basha duhet të dorëhiqet, kjo është zgjidhja, është mirë të ndodhi, më mirë vonë se kurrë.”-tha ai.
Për vendimet e marra në Këshillin Kombëtar dje të Bashës, tha se veprimet janë të gabuara. Ai theksoi se nga gjykimet dhe elementi moral po diskutohen si elementë të së drejtës kombëtare, sigla e vula.
“Kam përshtypjen se do shkohet në gjykatë. Në vend që ne të shëndoshim propozimin tonë politik, njerëzor, dhe ta bëjmë alternativë konkurues, i kemi hyrë një loje që ka të bëjë me pronësinë. Kush ka pronësinë e PD. Kjo gjë nuk më gjen dakord në asnjë formë. Ashtu si nuk më gjend dakord permanenca e pandëshkuar, pa vënë para përgjigjësisë kryetarët që mund t’i bëjnë PD-së çfarë të duan dhe nuk iu hyn gjemb në këmbë.”-tha Shano.
Nëse është për një rikthim të Berishës në krye të PD pasi u shpall non grata, ai tha se ish-kryeministri ka pasur marrëdhënie të ngushtë me SHBA. Nga pikëpamja e dobisë së PD për të pasur në krye një të shpallur ‘non grata’, theksoi se nuk prodhon asnjë dobi për PD.
“Përkundrazi, prodhon kosto. Berisha e di më mirë se të gjithë. Të gjejë forcë tek vetja për ta ndaluar vrullin që e karakterizon që çështjen perosnale me DASH mos t’ja japi copa copa çdo anëtari të PD. Berisha s’duhet të jetë më në krye të PD në vijimësinë e saj.”-tha Shano.
Diskutime rreth kësaj post