Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vijuar fushatën në qytetin e Fierit ku ka prezantuar kandidaten për deputete, Luisida Muho.
Kryemadhi tha se në këtë qytet kanë ndodhur shumë padrejtësi duke ju referuar Kryeminstrit Rama.
“Edi Rama 4 vite më parë e kërkonte tepsinë por sot hesht sepse e di që e ka të humbur.
Në Fier ka qenë një padrejtësi që i është bërë komunitetit dhe qytetarëve. Angazhimi i Lusidës në LSI ka të bëjë me një mision të saj. Ajo është mësuese dhe ka zgjedhur t’ju shërbejë fëmijëve te zonës. Por pasioni i saj nuk ka qëndruar vetëm atje por edhe në politikë”, – u shpreh Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post