Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se nëse opozita del në rrugë për të protestuar sërish nuk ka kthim prapa. Kjo lë të kutophet se se nuk do të kthehen mbrapa pa rrëzuar qeverinë Rama.
“Dalja jonë në rrugë nuk do të ketë një kthim prapa. Aleternativë tjetër nuk ka. Nuk ka kthim prapa. Këtë e kam disktuar edhe me Bashën dhe anëtarë të tjerë të partisë.
Këta i vunë vulën me çështjen e teatrit. Nuk po duron dot më njeri këtë ç’nderim të parlametit që po e bën Rama”, u shpreh Kryemadhi.
Ajo foli më tej edhe për bashkimin e Idrizit me opozitën.
Sipas saj janë kushtet politike ato që bënë që Idrizi t’i bashkohet opozitës.
“Kushtet politike në të cilat gjendet vendi, çdo njeri i ndërgjegjshëm lëvis. Zoti Idrizi pas zgjedhjeve të 2017 pati një kalvar vështirësisht pasi ju vodhën votat nga PS-ja. Ato vota u konvertaun nga vota PDIU në vota socialiste. Jam e bindur se ai do të ketë patur joshje nga më të ndryshme nga zoti Rama por ai mesa duket nuk ka zgjedhur këtë”, u shpreh Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post