Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, shprehet se kryeministrit Rama dhe shumicës nuk i intereson Reforma Zgjedhore. Ajo tha se identifikimi biometrik do reduktojë deformimin e votës së shqiptarëve.
“Nuk bëhet fjalë për marrëveshje, por dakordësi për rregullat e lojës për zgjedhjet e ardhshme.
Nuk është dakordësia ajo që garanton shitblerjen e votës. Identifikimi biometrik redukton sadopak deformimin e votës. Po ju jap një shembull. Në fshatin Orenjë të Librazhdit ku nuk gjen ujk e dhelpër, u gjetën 3500 vota në kutitë e votimit,” tha Kryemadhi për Opinion.
Diskutime rreth kësaj post