Moderatori Eno Popi dhe partnerja e tij, Atena Pali u bënë dy vjet më parë prindër të një vajze, të cilën vendosën ta quajnë Liv. Liv dje mbushi 2 vjeç, e ndërsa Eno vetë është mjaft i rezervuar me jetën private e preferon ta mbajë atë sa më larg vëmendjes mediatike, Atena nga ana e saj publikoi disa foto të vogëlueshës, që është rritur e është bërë një zonjushë kaq e bukur, dhe çapkëne.
“Gëzuar ditëlindjen bebushes time që po rritet kaq shpejt! Dy vite më parë më bëre njeriun më të lumtur dhe tani unë jetoj vetëm për buzëqeshjen tënde” – ka shkruar ajo në krah të fotove, ku Liv duket të jetë rritur me të vërtetë shumë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post