Mjeku shqiptar në Itali Shpëtim Baçi sqaroi se në zonën e Parmës, ku ai punon, koronavirusi nuk e ka arritur ende kulmin. Ai pati disa këshilla edhe për qytetarët shqiptarë, për të cilat tha se duhet të qëndrojnë në shtëpi.
“Duke ditur që sëmundja para se të shfaqet, duhet të presim të paktën edhe dy javë të tjera për ta ditur si është ecuria e saj.
Merrni të gjitha masat e nevojshme, të gjitha udhëzimet që ka dhënë qeveria shqiptare, mjekët shqiptare. Që nga larja e duarve, mos rrini në grupe, mos dilni jashtë.
Është gjë e mirë që janë mbyllur kafenetë në Shqipëri. Nuk vdes njeri po nuk piu një kafe, por vdes nga pulmonitit”, – tha ai në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post