• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mjeku Prifti: Qytetarët të mbështesin të prekurit me virus dhe stafin mjekësor, situata aktuale është vetëm fillimi i sfidës me Covid-19

17 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti ka reaguar ditën e djeshme pas një sërë akuzash që janë hedhur për mjekët dhe sistemin e shëndetësisë në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai u shpreh se situata aktuale është vetëm fillimi i luftës me Covid-19, duke shtuar se jo vetëm të prekurit me virus, por edhe stafi mjekësor ka nevojë për përkrahje.

“Covid-19 tashmë është një realitet dhe midis nesh dhe kjo duhet të jetë e qartë edhe për mosbesuesin më të madh ndër ne. Realisht, po kalojmë vetëm fillimin e luftës ndaj Covid-19 dhe sigurisht të gjithë kanë nevojë për përkrahje, por më shumë kanë mjekët dhe infermierët si dhe të sëmurët vetë. Të gjithë ne i kemi të gjalla duartrokitjet përpara spitaleve, të policëve, zjarrfikësve, popullit të thjeshtë, ovacione nëpër ballkonet e shtëpive, në nder të mjekëve dhe gjithë personelit mjekësor, që u bënë në vende të tjera sikurse Itali dhe Spanjë, por edhe në Shqipëri. Ky ishte edhe sensi i asaj mirënjohje të pashprehur, të fshehur diku në skutat e errëta sociale, një frymë solidariteti që bota nuk e sheh shpesh”, – u shpreh mjeku Edvin Prifti.

Më tej, shefi i Shërbimit të Kardiologjisë theksoi se Covid-19 është një sëmundje e re, përballë së cilës edhe shtete të zhvilluara nuk kanë informacion, duke shtuar se çdokush që ka njohuri apo është përballur me këtë situatë duhet ta bëjë publike për t’u njohur edhe persona të tjerë.

“Pa dyshim që ajo çka po bëhet në Shqipëri, ka të bëjë me një sëmundje të re, ku edhe bota shumë më e zhvilluar mëson nga gabimet e saj, ku vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë, është në një konfuzion të jashtëzakonshëm. Çdo njëri prej nesh mund të bëjë sugjerimet e tij, mund të japë eksperiencat e tij, konsideratat e tij, qoftë edhe publikisht. Mos konkordimi i mendimeve të secilit prej nesh me vendimet që merren në mënyrë institucionale nuk i jep të drejtën asnjërit të shfryjë në mënyrë instiktive dhe paradoksale kryqëzatat obskurantiste. Askush nuk duhet ta bëjë këtë, bile askushi nuk ka të drejtë ta bëjë këtë”, – tha mjeku Edvin Prifti.

Paraardhëse

Deputetja Artemis Malo thumbon PD-LSI dhe iu bën thirrje qytetarëve: Shpërfillini, mos humbni kohë me sorra

Pasardhëse

Ekspertët rrëzojnë poshtë mundësinë e një izolimi të dytë: Eksperienca e vendeve të tjera tregon se karantinimi nuk funksionon

Pasardhëse

Ekspertët rrëzojnë poshtë mundësinë e një izolimi të dytë: Eksperienca e vendeve të tjera tregon se karantinimi nuk funksionon

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.