Një mjek kinez bëri veprimin që shumë të paktë do të merrnin guximin ta bënin në këtë kohë kur koronavirusi po bën namin. Mjeku është kapur në kamera duke i bërë frymëmarrje gojë më gojë një pensionisti, i cili ra në dyshemenë e një dyqani.
Dr. Luo Xianke menjëherë hoqi maskën e fytyrës për të kryer procedurat, pasi një burrë në të 80-at e tij papritmas pati një atak kardiak, në Zhengzhou, në provincën Henan.
Dr. Luo i tha medies së në ato momente ai nuk po e mendonte fare rrezikun e mundshëm të kapjes së koronavirusit, por ishte një mjek që ishte betuar për të shpëtuar pacientët. Burri i moshuar u dërgua menjëherë në spital.
Diskutime rreth kësaj post