Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim ka dhënë një mesazh tepër të fortë për politikën dhe drejtësinë shqiptare.
Sikurse njofton Ambasada Amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja Yuri Kim ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, në të cilën thekson se njerëzit nuk duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur Gjykatë Kushtetuese, apo të presin derisa BE të marrë një vendim, për të pasur sundim të ligjit.
“‘Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese. Ata nuk duhet të presin derisa BE të marrë një vendim, për të pasur sundim të ligjit. Ata e duan tani. Ata e donin një vit më parë. Ata e donin katër vjet më parë. Ata e donin 30 vjet më parë. Ka ardhur koha. Ka ardhur koha. Mjaft me lojra”! Ndiqni VOA – Zëri i Amerikës sonte në mbrëmje, ora 18:00, për të parë intervistën e Ambasadores së SHBA Yuri Kim me Armando Meron.”, njofton Ambasada Amerikane në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post