Kanë kaluar 6 muaj që prej ardhjes në jetë të më të voglit familjes Skënderaj, Duam. Ka qenë Miriami ajo e cila ka publikuar pamjen më të ëmbël të Amelisë krah krevatit të vëllait të vogël, i cili rritet dita ditës.
“Sot 6 muaj. Të Duam, dashuria jonë”, ka shkruar Cani krah postimit të fundit në ‘Instastory’. Kjo pamje me siguri i ka bërë për vete të gjithë ndjekësit e këngëtares, të cilët kanë lënë gjithmonë komente dashamirëse në llogarinë e këngëtares.
Deri më tani Miriami dhe Albani kanë ndarë foto të ndryshme me të voglin e shtëpisë, dukr zbuluar se sa shumë gëzim ka sjellë ai në jetën e tyre./revistawho
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post