• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Mirësevjen kryeministri i ardhshëm’. Biznesmenët e Durrësit i ankohen Bashës: Jemi skllevër

11 November, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nisi të hënën një takim me biznesmenët e qytetit bregdetar të Durrësit.  Në fillim të takimit, Basha tha se sektori i biznesit është në luftë për mbijetesë.

“Biznesi po mbytet nga politikat e gabuara të kësaj qeverie. Kemi klimën më të keqe të biznesit në Europë. Për mua, një biznes i çliruar është vizioni për një biznes të suksesshëm. Ju duhet një qeveri që nuk ua bën jetën më të vështirë, por më të lehtë. Ne jemi për taksa më të ulëta dhe ulje të korrupsionit. Ky është në themel të vizionit tonë. Po tregohemi me gisht si qendra e krimit dhe drogës, ne do të punojmë që të tregohemi si qëndra e suksesit të ekonomisë dhe biznesit”, tha kreu i PD.

Ndërkohë biznesmenët u ankuan për situatën e rëndë në vend.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë tha: “Sa i përket çmimevetë energjisë elektrike dhe i karburantit, janë më të lartit në Ballkan. Ato janë shërbime bazë që hyjnë direkt në koston e prodhimit, le të mos flasim pastaj për taksat e fshehura, që nuk i dimë dhe veç kur na paraqiten për t’i paguar. Prandaj, do të ishte shumë e rëndësishme një reformim i këtyre shërbimeve, që të mos na paraqiten 30 inspektoriate, por së paku 6-7”.

Sipas tij, në vend duhen krijuar zona të lira ekonomike si në Maqedoni, një prej tyre mund të ishte Durrësi.

Kurse një biznesmene iu drejtua Bashës: “Dëgjova shuma fjalën të eksportojmë, të eksportojmë… Çfarë do të eksportojmë ne? Cili është prodhimi shqiptar që do të eksportohet? Se qeveria ka vënë taksa këtu dhe unë prodhoj për Gjermaninë, Italinë… Në fabrikën time, në investimin tim, una jam skllave. Kush më sponsorizon, kush më stimulon? Lënda e parë këtu nuk ekziston. Unë duhet ta importoj nga Kina, nga Turqia… Kjo s’më intereson. Nëse je shtet, rriti taksat e importit dhe stimulo prodhimin vendas. Nuk dua të jem skllave e askujt, por të prodhoj ‘Made in Albania’”.

Një tjetër biznesmene u ankua për piraterinë e produkteve të saj.

Kurse një biznesmen iu drejtua Bashës me fjalët: Mirësevjen kryeministri i ardhshëm i shqiptarëve. Biznesmeni ngriti problemin e kreditimit nga bankat. Po ashtu, për taksat. “Taksat, tatim fitimi, edhe pse po trumbohet me forcë si 6%…. Unë sot që flasim vazhdoj të trajtohem me 20% në sektorin e turizmit, sepse ai ligj është gjysmak. Një muaj më parë janë bërë ndryshime, por në ndryshimet akomoduese, edhe 1% të jetë TVSH-ja të ardhurat që vijnë nga turizmi dhe ato ne mund t’u afrojmë turistëve janë më shumë. Pyetje është: Si mendoni pjesën e tatim – fitimit dhe TVSH-së të jetë për pjesën e turizmit?”

Paraardhëse

‘Inspektoriatet do shkrihen’, Basha: Heqim taksën mbi karburantet, ulim çmimin e energjisë

Pasardhëse

‘Po dëmtohen interesat e Kosovës’, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas Samitit të Ohrit

Pasardhëse

‘Po dëmtohen interesat e Kosovës’, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas Samitit të Ohrit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.