Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit sot në Kuvend. Balla theksoi se ky kod duhet të hyjë në fuqi shumë shpejt, ndërsa ngelet ende firma e presidentit Ilir Meta.
Mes të tjerash Balla u ndal dhe tek data e zgjedhjeve, që sipas tij periudha më e mirë do të ishte prilli-maji i vitit të ardhshëm, dhe më konkretisht 9 maji.
“Marrëveshja përfshin dhe disa ndryshime të tjera ligjore, ndryshime në kod. Kodifikimi i marrëveshjes së 5 qershorit do të vijojë dhe me disa ligje të tjera. Jemi dakordësuar dhe me PD dhe LSI. Firmëtare ka qenë dhe deputetja Hajdari. Ajo që dua të theksoj, se edhe pse marrëveshja e 5 qershorit, s’mund të quhet reformë e plotë e procesit të administrimit.. S’jemi penduar. Këto marrëveshje, çdo shqiptar, do të zgjidhnin rekomandimet e OSBE/OHDIR. Kjo është e zgjidhur, është në kod. Shpresoj se në një kohë të shpejtë kodi të hyjë në fuqi, pasi duhet dhe firma e presidentit të republikës.
Më pas të nisin procedurat në mënyrë të menjëhershme për të përgatitur procesin e zgjedhjeve të prill-majit të vitit të ardhshëm. 15 prill deri në 15 maj, vazhdoj të promovoj si data. Madje 9 majin si datë e mundshme. Kjo është e drejtë specifike e presidenti të Republikës. Shpresoj se 9 maji, është një ditë e bukur që ka shumë domethënie. PS nga zgjedhjet e 2017-ës ka në Kuvend 74 përfaqësues. Përpara 5 qershorit është bërë e qartë se kodifikimi i kësaj marrëveshje, duhet të bëhet me më dakordësi të opozitës paralajmëtare. Opozita parlamentare nuk është unike, përbëhet nga 3 grupe. Marrëveshja e parë për kodin zgjedhor ka qenë me opozitën parlamentare në qershor të 2019-ën. Pjesa tjetër ka të bëjë me hulumtimin e përdorur.
Ne nuk kemi ndërmarrë asnjë ndërhyrje në sistem zgjedhor. Është thënë qartë se; ndërhyrjet në sistem ka kur ndryshon sistemi. Ne s’do ndryshojmë sistem. Do jenë të hapura listat për zgjedhësit. Shqipëria për shkak të strukturimit me zona, mendoj se sistemi proporcional është më i miri. Qytetarët do votojnë njëherë për partinë dhe më pas për atë që duan. PD duhet të ishte flamurtarja në këtë rrugë. Ne po synojmë që t’i japim votuesit një votë për partinë dhe një për kandidatin që garon brenda listës. Kjo është diçka që iu jep peshë votës së qytetarit. Politika nuk është një shkencë ekzakte.
Kemi kaluar nga maxhoritari në proporcional rajonal dhe jemi në një moment që nëse shohim dhe hedhim sytë, ka një numër të madh vendesh, që kanë lista të hapura. I kam lexuar me kujdes dhe i kam përshëndetur deklaratat e ndërkombëtarëve. Deklaratat e para ishin nga ambasada e SHBA, nga Varhelyi. Padyshim që miratimi i kodit sot është një hap i rëndësishëm që skonton një prej detyrave të shtëpisë. Ndërkohë hapja e listave nuk interferon, por është hap i rëndësishëm drejt përfshirjes më shumë të qytetarëve.
Ndaj duhet të vijojmë përpjekjet për çdo detyrë tjetër. Kështu e skontoi dhe komisioneri Varhelyi, me kodifikimin e marrëveshjes së 5 Qershorit. Në 30 korrik mbyllet dhe sesioni parlamentar, Edhe pse vëmendja është përqendruar tek kodi zgjedhor, duket të përqendrohemi dhe tek amnistia fiskale që do të mundësojë një legjitimimi të të ardhurave të padeklaruara. Përfshirja e qytetarëve jo vetëm për të dhënë votë për subjektin politik por dhe për një listë të parenditur kandidatësh, kjo e rregullon këtë defekt.”, tha Balla në News 24.
Diskutime rreth kësaj post