• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministrja Krifca nga Pogradeci: Taskforca e AKU-së në terren për garantimin e sigurisë ushqimore

30 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, në vijim të monitormit në terren të punës së taskforcës për sigurinë ushqimore gjatë sezonit veror, ishte në Pogradec bashkë me ekipin e inspektorëve të AKU-së dhe kryebashkiakun e Pogradecit Ili Xhakolli.

Ministrja shpreu angazhimin e strukturave për të garantuar siguri ushqimore, në tregjet e vendit dhe pushime të qeta e ushqim cilësor për të gjithë konsumatorët vendas e të huaj.

Krifca tha se, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon monitorimin e subjekteve tregtare ushqimore në të gjithë zinxhirin ushqimor, sipas planit të punës me fokus të veçantë qytetet ku flukset e vizitorëve e turistëve janë më të shtuara.

“Në Pogradec gjatë muajve të verës kemi dyfishim të numrit të popullatës. Ekipi i AKU-së raporton për një kontroll dhe një prezencë të shtuar edhe në subjekte që tregtojnë ushqime si minimarkete, supermarkete, bare, restorante, kafe apo tregtues të ushqimeve të shpejta dhe fabrika përpunimi të ushqimeve të ndryshme. Kjo për të siguruar një kontroll të shtuar për sa i takon parametrave të zbatimit të sigurisë ushqimore”, tha ministrja.
Krifca theksoi se “ushqimi është një pasaportë mjaft e rëndësishme për turizmin dhe numrin e shtuar të vizitorëve”.

“Në Pogradec kemi një miks të prodhimeve bujqësore dhe peshkut që nxirret nga liqeni i Pogradecit. Vijnë njerëzit ankeas për të shijuar këto produkte. Kështu që duhet të garantojmë vizitorët që kanë mundësi t’i konsumojnë ato në kushtet e duhura”, theksoi ajo.

Krifca tërhoqi vëmendjen për një rast mashtrimi me etiketat e ushqimeve të evidentuara në një supermarket në Korçë, për të cilin theksoi se janë marrë masa të menjëhershme.

“Në qarkun e Korçës ne kemi kryer një aksion shumë të rëndësishëm. Kemi gjetur një supermarket të licencuar por që e kryente aktivitetin me mashtrime etiketash. Ky subjekt është bllokuar”, tha ajo.

Gjithashtu, Krifca theksoi se AKU nuk do të bëjë asnjë tolerancë për veprimtari të tilla të paligjshme me fshirje etiketash.

“Shqipëria sot ka një monitorim të shtuar dhe objektiv shumë të qartë të sigurisë ushqimore. Aktivitete të tilla patjetër që do të bllokohen, por qëllimi i taskforcës nuk është penalizimi. Roli i saj është evidentimi, paralajmërimi, këshillimi dhe aty ku ka shkelje sigurisht do të marrim masa”, siguroi Krifca.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli u ndal te masat që ka marrë bashkia për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Paraardhëse

“S’është e lehtë, por e kam domosdoshmëri”, pas thirrjes së bashkëshortes, mblidhen në kohë rekord paratë për operacionin e aktorit Genc Fuga

Pasardhëse

Fansja i hodhi ujë teksa performonte në skenë, Cardi B e godet me mikrofon

Pasardhëse

Fansja i hodhi ujë teksa performonte në skenë, Cardi B e godet me mikrofon

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.