Ministrja e Shëndetësisë që nga dita e djeshme ka filluar fushatën e deklarimeve për të gjitha nënat që kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre të mos vonojnë për të bërë procedurat e nevojshme për të marrë paratë që janë vendosur nga qeveria për bebet e reja të porsalindura.
Në mesazhin e pak minutave më parë, ministrja Ogerta Manastirliu thotë se duhet të bëhen të gjitha procedurat për të përfituar paratë, apo të ashtuquajturin “Çekun e Bebes”.
“Në çdo maternitet menjëherë mund të regjistroni beben në gjendjen civile dhe të merrni çertifikatën e lindjes + çekun e bebes. Edhe në maternitetet e Dibrës, Fierit dhe Sarandës ka nisur aplikimi i bonusit të bebes”, shkruan Manastirliu.
Diskutime rreth kësaj post