Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 10 viktima nga koronavirusi (dje ishin 13).
Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.668 . Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1907 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1585) për një total prej 294 932 të prekurish nga Covid.
Gjithashtu pati edhe 853 të shëruar, për një total prej 216.807 raste pacientësh.
Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 224 raste të reja pozitiv.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon ka shkuar në 16.908 kurse totali i rasteve pozitive, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 104304.
Diskutime rreth kësaj post