Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas zyrtarizimit të datës 14 shtator, si fillimi i nisjes së vitit akademik.
Në një postim në Facebook, teksa ka kujtuar se shumë shkolla në vend janë jashtë standardeve evropiane dhe nuk sigurojnë garanci higjeno-sanitare dhe realizim të protokolleve shëndetësore kundër COVID, Boçi thotë se Ministria e Arsimit nuk ka marrë asnjë masë për rikthimin e nxënësve në banka.
Sipas tij, Ministria bën deklarata për tre skenarë të mundshëm, sikur është duke bërë filmin e radhës, ndërsa ironizon “e gjitha si në historinë e gomarit, të cilit i vendosën përpara tagji dhe jonxhë e i kërkuan të zgjedhë vetëm njërën si ushqim.
Duke mos ditur kë të zgjedhë, midis shumë dilemave (dy, ministria ka tre) i ngrati, ngordhi nga uria.”
Reagimi i plotë:
“MINISTRIA E PUSHIMEVE
Ndērsa e gjithë Evropa është e angazhuar dhe e qartë për të ulur nxënësit në bangat e shkollave dhe arsimin e shpall prioritet numër një, Qeveria e Ministria jonë e Arsimit janë arratisur në pushime të gjata.
Udhëzimi për fillimin e vitit shkollor duhet të kishte dalë, ndërsa përgatitja e shkollave duhet të kishte nisur.
Problemet e akumuluara janë me qindra, por Ministria sillet sikur çdo gjë shkon vaj.
Dështimi i mësimit online duhet rikuperuar me shpejtësi, për të mos krijuar gropa në formimin e brezave, por askush nuk vepron.
Shkollat nga ana fizike në një pjesë të madhe janë të degraduara dhe jashtë standarteve evropiane për shkollat e shëndetshme.
Nuk ofrojnë asnjë garanci higjeno-sanitare dhe realizim të protokolleve shëndetësore.
Investimet për mjete mësimore, apo rikonstruksione janë zero.
Ministrja përpëlitet në deklarata për tre skenarë, sikur do bëjë filmin e rradhës.
Ndërkohë duhet të kishte të ngritur grupin e punës me specialistë të pedagogjisë e didaktikës, të IT e ekpertë të shëndetësisë, për të hartuar strategji konkrete e efikase si zgjidhje reale.
Përkundër kësaj ministria parashtron dilema e s’di akoma kë “skenar” të zgjedhë.
E gjitha si në historinë e gomarit, të cilit i vendosën përpara tagji dhe jonxhë e i kërkuan të zgjedhë vetëm njërën si ushqim.
Duke mos ditur kë të zgjedhë, midis shumë dilemave (dy, ministria ka tre) i ngrati, ngordhi nga uria.
Mos o Zot të na i ndodhë ndonjë gjë ministrisë!!!
Rroftë Ministria online e Pushimeve!!!!”, thuhet në reagim.
Diskutime rreth kësaj post