• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ministria dhe Komiteti vazhdojnë të jetojnë në botën e çudirave”, eksperti i Shëndetit nxjerr prapaskenat për situatën e COVID-19 në Shqipëri

9 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho i ka bërë sërish thirrje Komitetit Teknik dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë që të bëjnë transparencë në lidhje me situatën e koronavirusit në vend.

Sipas tij, tani është koha të veprohet dhe jo të manipulojmë opinion publik.

Postimi i plotë:

“SËRISH PËR TRANSPARENCËN DHE PËRGJEGJSHMËRINË

Ndonëse unë dhe kolegë të tjerë kemi muaj që flasim duke kritikuar mënyrën se si është duke u menaxhuar përpjekja për kontrollin e COVID në Shqipëri dhe sugjeruar përmirësime të ndryshme, reagimi ndaj kritikave dhe sugjerimeve ka qenë inekzistent.

Ministria dhe komiteti vazhdojnë të jetojnë në botën e çudirave dhe fantazive ku testet janë të mjaftueshëm, ku gjurmimi i kontakteve bëhet në mënyrë korrekte, ku protokollet zbatohen, ku pacientët marrin medikamente dhe pajisje falas, ku spitalet COVID-1 dhe 2 funksionojnë në perfeksion, etj. etj.

Kur dëgjon të flasin përfaqësuesit e ministrisë dhe komitetit të duket sikur dëgjon përfaqësuesit e ministrisë dhe komitetit gjerman, neozelandez apo zviceran, ku gjithçka realisht shkon në vaj dhe jo përfaqësuesit e vendit ku numri i vdekjeve të reja për banor është ndër më të lartët në Europë, ku epidemia ka muaj jashtë kontrolli, ku pacientët që trajtohen në familje i blejnë vetë ilaçet, ku pacientët e shtruar i blejnë vetë respiratorët CPAP, ku familjarët i dërgojnë ushqime pacientëve në spital, etj. etj.

Në këtë mishmash më bëri përshtypje një reagim i ditëve të fundit. I nxitur nga kritikat e mia për çmimin e lartë të testeve që ofron sektori privat dhe nga kërkesa e vazhdueshme për të bërë transparencë mbi markën dhe origjinën e testeve, përfaqësuesi i një prej laboratorëve privatë që ofrojnë testimin për COVID më kontaktoi duke sqaruar se testet që përdoren janë ato të firmës Roche (një firmë që prodhon teste realisht të sakta, por të shtrenjta) dhe se marzhet e fitimit të tyre nuk janë të ekzagjeruara.

KY ËSHTË NJË SHEMBULL TRANSPARENCE DHE PËRGJEGJSHMËRIE QË DERI TANI U KA MUNGUAR STRUKTURAVE TONA SHËNDETËSORE PUBLIKE!

UROJ QË TË GJITHË LABORATORËT PRIVATË QË OFROJNË TESTIMIN PËR COVID TË BËJNË TRANSPARENCË TË PLOTË PËR PUBLIKUN I CILI KA TË DREJTË TË DIJË SE PËR ÇFARË PAGUAN DHE ÇFARË PËRFITON!

MBI TË GJITHA, UROJ QË SISTEMI SHËNDETËSOR PUBLIK I CILI VAZHDON TË TESTOJË NË NIVELE AFRIKANE, TË LËRË MËNJANË DEMAGOGJINË DHE TË RIMBURSOJË 100% PAGESËN E TESTIT QË KRYHET NË LABORATORËT PRIVATË!

SHQIPTARËT KANË TË DREJTË TË MARRIN KUJDES SHËNDETËSOR FALAS NË KUSHTE EPIDEMIE (E DREJTË E NJOHUR ME LIGJIN E SËMUNDJEVE INFEKTIVE) DHE KJO E DREJTË DUHET T’U GARANTOHET SA MË PARË!

KOHA PËR VEPRIM ËSHTË TANI!” – shkruan Erion Dasho.

Paraardhëse

“Erdogan të goditet atje ku i dhemb më shumë”, PPE del në mbrojtje të Greqisë dhe kërcënon hapur Turqinë

Pasardhëse

Oerd Bylykbashi: Opozita fiton 84 mandate, skemat nuk e shpëtojnë PS nga humbja, ja pse Rama zgjodhi Durrësin

Pasardhëse

Oerd Bylykbashi: Opozita fiton 84 mandate, skemat nuk e shpëtojnë PS nga humbja, ja pse Rama zgjodhi Durrësin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.